Lajme nga vendi
Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
Drejtori për ekzekutimin e sanksionoeve Aleksandër Pandov thotë se nuk është kërkuar që tani më i ndjeri Dergut Fazliu të merr pjesë në varrimin e të atit. Familjarët pretendojnsë se, të ndjerit nuk ua dha leje për të marrë pjesë në varrim. Derisa dikujt nuk I lejohet të merr pjesë në varrim të prindit të burgosur të tjerë të akzuar për vepra të rënda me leje të këtij institucioni lirohen në pushim edhe për me muaj të tjerë.
Drejtoria për ekzekutimin e sanksionoeve ka mohuar që 35 vjeçari, i cili ndërroi jetë ditë më parë si pasojë e vetë lëndimeve, ka dorëzuar paraprakisht kërkesë për leje për të shkuar në varrim të babait të tij. Drejtori i këtij institucioni, Aleksandar Pandov, tha se nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë dhe se i ndjeri ka thyer xhamat dhe ka lënduar veten, në momentin që ka kuptuar nga anëtarë të tjerë të familjes për vdekjen e babait të tij.
“I gjithë rasti tragjik ndodhi sepse, mendoj se, dhëndri, motra dhe nëna e tij shkuan në burg dhe aty kur e njoftuan se babai i tij ka ndërruar jetë, ai thyen xhamat dhe vetë lëndohet. Atë moment ai e ka kuptuar lajmin, nuk ka pasur kërkesë. Ai as nuk e ka ditur se, babai i tij ka ndërruar jetë”, deklaroi Aleksandar Pandov, Drejtor i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksionve.
Por, nga ana tjetër, familjarët pretendojnsë se, të ndjerit nuk ua dha leje për të marrë pjesë në varrim. Sipas tyre, incidenti tragjik ka ndodhur kur ata kishin shkuar në vizitë për ta ngushëlluar atë për vdekjen e prindit. Madje ata thonë se reagimi i policisë së burgut pas incidentit ka qenë i vonuar dhe rrugës për spital Dërguti ka ndërruar jetë.
Derisa dikujt nuk I lejohet të mer pjesë në varrim të prindit të burgosur të tjerë të akzuar për vepra të rënda me leje të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve lirohen në pushim me muaj të tjerë me justifikimin se këtë e bëjnë për shkak të përkeqësimit të situatës shëndetësore të të dënuarve. Së fundi pas pushimit 30 ditor në muajt korrik-gusht që shfrytëzuan një pjesë e të dënuarve për dhunën në kuvend më 27 prill të vitit 2017, pesë prej tyre u është vazhduar pezullimi i dënimit, edhe pse të dënuarit me këtë rast, ngarkohen me akuzën terrorizëm. Pushimin më të gjatë ka mar ish shefi I policisë Mitko Cafkov I cili është I dënuar më 16 vite burg. Në shtëpi ai do të qëndroj deri më 21 nëntor. tvklan.mk
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

