Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Deri në fillim të dhjetorit, arsimtarët do të mund ta marrin K-15

Published

on

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, bëri të ditur se për pagesën e K-15 në ribalancin e buxhetit janë paraparë 1 miliardë denarë. Mickoski shtoi se të gjithë arsimtarët deri në fillim të dhjetorit do të mund ta marrin K-15.

“Me ribalancin e buxhetit janë paraparë rreth një miliardë denarë për pagesën e K-15, e cila është detyrim ligjor për të gjithë punëdhënësit dhe këtë detyrim ligjor, si punëdhënësi më i madh në shtet, ka për qëllim ta përmbushë kah fundi i muajit nëntor, fillimi i muajit dhjetor edhe Qeveria për shkak se sipas Ligjit është e nevojshme që të kemi më së paku 6 muaj përvojë që ta plotësoni të drejtën që të jeni pranues të K -15. Kështu që do të mundësojmë që më shumë qytetarëve tanë, që ndërkohë do të punësohen, të kenë mundësi të marrin K-15. Do të thotë, një miliardë denarët e parapara në ribalancin e buxhetin, rreth 84 mije të punësuar do të mund të marrin K-15”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Lajme nga vendi

Karvani ekonomik i Durmishit zbarkon në Strugë; Punë, grante dhe shanse për çdo strugan

Published

on

Karvani ekonomik i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndaloi këtë të shtunë në Strugë, ku bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Selatin Beluli, prezantuan masat e Planit Operativ për Punësim 2025.

Në takimin me struganët, ministri Durmishi theksoi se ky plan është një angazhim i qartë institucional, i mbështetur me 40 milionë euro buxhet, që synon ndërtimin e një tregu pune më të hapur, më gjithëpërfshirës dhe më të ndershëm për të gjithë.

“Ky plan është për ju; për të rinjtë që kërkojnë shansin e parë, për gratë që duan të fuqizohen ekonomikisht dhe për secilin që kërkon mundësi reale për përparim në vendin tonë”, theksoi ministri Durmishi.

Ai u zotua se çdo euro e këtij plani do të kthehet në mundësi konkrete për qytetarët, përmes masave të reja për vetëpunësim, praktikë, subvencione për bizneset dhe mbështetje për grupet më të rrezikuara nga papunësia.

Struga ishte ndalesa e radhës në kuadër të karvanit informues që po zhvillohet në gjithë vendin me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi masat dhe mundësitë që ofron Plani Operativ për Punësim.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani: Rikthehet dinjiteti për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, 38 artistë me vendime të përhershme pune

Published

on

Pas vitesh neglizhencë, pa kontrata të rregullta dhe pa mbështetje institucionale, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore më në fund po merr trajtimin që i takon. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili njoftoi për një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së dinjitetit të artistëve shqiptarë. “Që nga dita e parë e marrjes së detyrës, kemi punuar me përkushtim për ta zgjidhur këtë padrejtësi. Sot ndihem krenar që një nga zotimet më të rëndësishme për kulturën shqiptare po bëhet realitet”, u shpreh Sulejmani.

Sipas tij, aktualisht 38 artistë të Ansamblit janë të punësuar me vendim të përhershëm, përkatësisht: b9 instrumentistë të orkestrës, 8 këngëtarë, 21 valltarë.

Përveç administratës së rregulluar më parë, ky vendim shënon një kthesë të madhe në trajtimin institucional të artistëve të Ansamblit.

Zëvendësministri Sulejmani theksoi se puna nuk ndalet këtu, pasi prioritet mbetet zgjidhja e statusit për 4 valltarë dhe një defator, të cilët ende nuk janë të përfshirë në vendimet e përhershme, por për të cilët do të bëhet “e pamundura” që shumë shpejt të jenë të barabartë me kolegët e tyre. “Kjo është puna që flet vetë. Kjo është kultura që mbështesim me zemër. Ansambli do të jetë burim krenarie për shqiptarët, kudo që ndodhen”, përfundoi njoftimin Sulejmani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.

“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat