Lajme nga vendi
Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi zv. ndihmës sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Aleksander Kasanof

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka filluar vizitën zyrtare në Uashington, me një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof.
Gjatë takimit ku Mexhiti shoqërohej nga Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, ka informuar z. Kasanof me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku ka theksuar përkushtimin e qeverisë së re për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e investimeve në infrastrukturë, energji dhe arsim, si dhe për angazhimin e pakompromis në luftën kundër korrupsionit një problem, siç ka theksuar Mexhiti, i trashëguar, por që qeveria është e vendosur ta adreson me vendosmëri.
Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e shumicës së qytetarëve tanë dhe se po punohet intensivisht për ta përshpejtuar këtë proces. ‘
‘SHBA-të kanë qenë gjithmonë një partner dhe aleat i fuqishëm, dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi si vende anëtare të NATO-s, sepse për ne roli i SHBA-ve si model për zhvillim demokratik dhe stabilitet, është jetik’, ka deklaruar Mexhiti.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor Aleksander Kasanof gjatë takimit shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksoi angazhimin e tyre për të ndihmuar vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në këtë periudhë të sfiduar nga agresioni i paprovokuar rus në Ukrainë.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami sot zyrtarisht shpall kandidaturën për mandatin e dytë në Komunën e Tetovës

Lajme nga vendi
VLEN publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Sot, kryesia qendrore e koalicionit VLEN mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte diskutimi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, raporton SHENJA.
Në një konferencë për shtyp nga VLEN theksojnë se prioritet mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të pranuar për qytetarët, duke u përqendruar në figura që do të jenë në funksion të interesave lokale dhe zhvillimit komunal.
Pas diskutimeve, kryesia ka miratuar listën e mëposhtme të kandidatëve për kryetarë komunash:
Tetovë: Bilall Kasami
Çair: Izet Mexhiti
Strugë: Mendi Qyra (kandidat i pavarur)
Kërçovë: Fatmir Limani
Dibër: Fisnik Mela
Shkup: Bashkim Bakiu
Saraj: Muhamed Elmazi
Likovë: Nexhmedin Sadiku
Haraçinë: Daut Beqiri
Zhelinë: Blerim Sejdiu
Tearcë: Daut Memishi
Bogovinë: Feti Abazi
Bërvenicë: Haqim Ramadani
Dollnen: Blerim Islami
Nga VLEN gjithashtu është bërë e ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar për kandidaturat në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës, ndërsa vendimet për këto pritet të merren në ditët në vijim.
Lajme nga vendi
Aksidenti në Tetovë – i riu jashtë rrezikut për jetë! Nga fillimi i vitit në Tetovë 8 persona e kanë humbur jetën në aksidente

Adoleshenti që u lëndua gjatë aksidentit të djeshëm është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpi. Trupat e tre viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas autopsisë do t’i dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur nga Spitali i Tetovës.
Aksidenti i djeshëm ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit Opel Astra, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës. Informacione shtesë për shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit priten nga mjekësia ligjore dhe prokuroria. Por sipas të dhënave fillestare, nga ajo që shihet në video-incizimet e kamerave të sigurisë, dyshohet se drejtuesi mund të ketë pësuar sulm në zemër.
Nga SPB Tetovë thonë se që nga fillimi i vitit 2025, në rajonin që mbulohet prej tyre, nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën tetë persona. Po aq viktima ka pasur edhe gjatë vitit 2024.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve