Connect with us

Lajme nga vendi

Izet Zeqiri: AKADEMIA TË DEL NGA ZONA E KONFORTIT

Published

on

Kuotat në universitete publike në afatin e parë u realizuan 33%, programe jo atraktive apo mungesë e studentëve
Edhe pse më herët parajmërova se universitetet publike nuk mundet të realizojn as 50% të kuotave të dhënat nga regjistrimi në afatin e parë janë shqetësuese të gjitha universitetet publike kanë aritur vetëm 33% të redalizojn regjistrimin e studentëve sipas kuotave nga 23.229 student të miratuar nga qeveria kanë regjistruar 7.665 student.
Akademia gjegjësishtë stafi akademik duhet të del nga zona e konfortit sepse në shumë programe studimore nuk ka student dhe vështirë se do ta arsyetojn pagën mujore që e marin. Arsyet duhet të studijohen, a janë programet studimore jo atraktive, rrënia e natalitetit apo migrimi. Pikërishtë ne si intelektual duhet të japim përgjigje të argumentuar në bazë të një studimi sepse detyra e profesorit nuk është vetëm të mban ligjerata para studentëve por edhe të jep përgjigje dhe drejtime se ka po shkon arsimi në përgjithësi.
Të dhënat për realizim të kuotave të regjistrimit duhet të jenë alarm për qeverinë që të fillojë reforma serioze në arsimin e lartë; sfidat me të cilat duhet përballet janë:
E para, numër shumë i madhë i institucioanve të arsimit të lartë. Në vendin tonë kemi mbi 18 institucione të arsimit të lartë edhe atë 6 publike dhe 12 private që i bjen gati në 100.000 banor kemi një universitet që është shumë! Kemi mbi 150 fakultete respektivisht, mbi 1500 programe studimore në shumicën e të cilave nuk ka studentë aktiv të regjistruar.
Është e nevojshme një strategji e konsolidimit dhe zvogëlimit të numrit të universiteteve private pse jo edhe publike (kryesisht përmes integrimit të disa universiteteve ekzistuese) shembujt nga vendet skandinave, por edhe ato në Belgjika, Gjermania dhe Holanda). Arsyet e bashkimit të disa institucioneve në një (shkrirje) përveç atyre financiare lidhen edhe me përmirësimin e cilësisë së punës së vetë universiteteve dhe forcimin e pozicionit dhe identitetit të tyre ndërkombëtar (sidomos në tërheqjen e studentëve). Vendet me kapital human të kufizuar sic jemi ne me rënie të natalitetit, migrimit të popullësisë, zvogëlim i numrit të studentëve, mjete financiare të limitura na obligon në reforma urgjente.
Reformat në arsimin universitar janë të nevojshme edhe nga shkaku se se numri i studentëve në gjashtë universitet publike është mbi 43.000 kurse në mbi 12 universitetet private dhe private publike është diku 8.600 dhe ditat ditës ky numër zvogëlohet. Shumë universitete private nuk kanë qëndrueshmëri financiare dhe kanë problem me kuadër por ajo që është më rëndësishme është cilësia e studimit diskutabile psh në universitet publike diplomimi i studentëve është diku 13% kundrejtë universiteteve private është mbi 26%, numri i të diplomuarve që fletë shumë për mos implementim të mekanizmave dhe standarve të cilësisë.
E dyta është financimi i arsimit të lartë, qeveria të miratojë një model të ri financimi për të cilin është e nevojshme të miratojë një strategji për financimin e arsimit të lartë në përputhje me analizat dhe nevojat e shtetit për financim dhe sigurim të cilësisë në arsimin e lartë.
Të miratohen kriteret e qarta për financimin e veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë. Të sigurohet autonomi më e madhe e universiteve në menaxhimin financiar përveç kritereve të hyrjes apo inputeve, duhet të përdoret edhe kriteri i autputit për financimin e institucioneve të arsimit të lartë. Formula për financim të përfshinë kriteriumet hyrëse dhe dalëse: studentët e regjistruar, të diplomuar, punësimi, hulumtimet, studentët e doktoratës, publikimet dhe citimet.
Në të dhënat mundet të ketë gabime deri në 2% sepse janë nxjerë nga web faqet.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat