Connect with us

Lajme nga vendi

Toshkovski: Çdonjëri që ka kryer ndonjë krim do të përgjigjet para organeve të drejtësisë

Published

on

Çdonjëri i cili ka bërë krim do të përfundojë para organeve të drejtësisë. Ka shumë dëshmi për krim te politikanë të pozicionuar lartë të deridjeshëm, në të cilat po punohet, ndërsa opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit, porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

ste në të cilat po punohet dhe opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit.

Në emisionin e mbrëmshëm “Triling” në pyetjen se a ka filluar lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, të cilët po e gërryejnë shtetin, potencoi se lufta tani më ka filluar fuqishëm me ardhjen e udhëheqësisë së re në MPB, që nga Qeveria teknike.

“Kemi një gjykatës të Gjykatës së Lartë që nuk është më gjykatës dhe është dënuar me tre vjet burg, anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë që nuk është më pjesë e Këshillit dhe në të njëjtën kohë ka pranuar fajësinë për veprën e kryer. Mendoj se është një shenjë e qartë se beteja kundër krimit dhe korrupsionit ka filluar”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se luftimi i këtij lloji krimi brenda natës nuk mund të ketë rezultate, por është i qartë përkushtimi i qeverisë së re në këtë drejtim.

Advertisement

“Ka një numër shumë të vogël të burimeve njerëzore të profesionistëve të rinj, të cilët janë brenda institucioneve, të cilat duhet ta luftojnë atë krim, nuk ka pasur trajnim përkatës, menaxhim i dobët i mjeteve teknike. Por, përkushtimi i këtij lidershipi dhe i kësaj Qeverie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të lartë është i qartë, duam të luftojmë dhe do të luftojmë”, potencoi ministri Toshkovski.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat