Connect with us

Lajme nga vendi

Liga e parë: Shkupi – Shkëndija ndahen me barazim, Cake sërish shpëton ekipin nga disfata

Published

on

Dy fitore të skuadrave  vendase , tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me  19 gola të shënuar  dhe  1  kartonë të kuq është epilogu  i  ndeshjeve të javës së pestë në Ligën e parë të futbollit vendor.  Përkundë barazimit Shkëndija   kryeson tabelën së bashku me Rabotniçkin me nga 11 pikë

Ndeshja e  shumë  pritur  mes Shkupit  dhe Shkëndijës që  u zhvillua në Çair ku të pranishëm ishin mbi  3 mijë  tifozë  të denjësisht përkrahën ekipet e tyre  përfundoi me  barazim  1-1. Të parët  në epërsi kaluan  vendasit në minutat shtesë pjesës së parë e me autor Jumemi Kanda, ndësa tetovarët barazuan  në minutën e 60-të me autor Klisman Cake . Marrë nëpërgjithësi  epilogu I kësaj ndeshje është reale. Kët pas ndeshjes e  ka pohuar edhe  trajneri Jeton Beqiri

“ “Me paraqitjen që kishim, sigurisht se po! Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë dhe është një fushë ku gjitha skuadrat me këtë mënyrë loje të Shkupit, që edhe një herë e komplimentoj, secila skuadër do ta ketë problem. Kur nuk bën paraqitjen maksimale dhe nuk humb, deri dikund mund të pranohet barazimi, pavarësisht se ambiciet tona janë që në gjitha ndeshjet të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi ta fitojmë. Por ka edhe ndeshje ku nuk je në maksimumin e mundshëm, ndoshta edhe për shkak se një kohë të gjatë nuk kishim ekipin të kompletuar në stërvitje shkaku i disa dëmtimve dhe 5 tjerë që ishim me përfaqësuesen e Maqedonisë. Por këto nuk janë arsyetime për paraqitjen e sotme. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mundohemi në ndeshjet e ardhshme të bëjmë paraqitje më pozitive.”  deklaroi trajneri Jeton Beqiri

 Në Manastir Pelisteri dhe Struga  Trim Lum ndanë pikët  duke  luajtur  me rezultatin 1-1. Po me barazim 1-1  ka përfunduar edhe ndeshja në Maxhari mes Gostivarit  dhe  Vardarit. AP Brera në Strumicë mundi Besën  3-2 ,Rabotniçki në mundi  kundër Tikveshit  3-1.  Fitoren e vetme në cilësinë e mysafirit e shënoi Sileksi në përballjen me  Voska Sport në Ohri  3-0.

Liga e pare java e  5-të, rezultatet

Advertisement

Shkupi – Shkëndija  1-1

Gostivari – Vardari  1-1

Pelisteri – Struga Trim Lum 1-1

AP Brera – Besa Dobëerdoll 3-2

Voska Sport – Sileksi  0-3

Advertisement

Rabotniçki – Tikveshi 3-1

 TABELA : 

1.Shkëndija 11 pikë,  2.Rabotniçki 11, 3. Struga Trim Lum 10, 4.Sileksi 9,  5.Gostivatri 9, 6. AP Brera 6, 7.Shkupi 5, 8.Pelisteri 5,  9.Besa  4, 10. Tikveshi 4, 11.Voska sport 4,   12.Vardari 4 pikë

 Në xhiron e 6-të më 22.shtator , me fillim në ora 15:00, takohen:

Besa 1976 – Pelisteri

Advertisement

Rabotniçki –  AP Brera

Shkendija – Voska Sport

Sileksi – Gostivar

Struga Trim Lum – Shkupi

Tikveshi –  Vardari

Advertisement

/ TV KOHA / Shaban Sinani

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat