Lajme nga vendi
Mickoski konfirmon premtimin e Mexhitit: Qeveria do ta ndërtojë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka konfirmuar sot se Qeveria do ta ndërtojë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Njoftimin për këtë projekt të rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, e ka bërë ditë më parë, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili njoftoi se për kampusin në fjalë, do të investohen 35 milion euro.
“Lidhur me kampusin. Po është sjellur vendim qeveritar. Dhe ashtu siç paralajmërova në të kaluarën, ashtu edhe për projektin e këtij kampusi, bëhet fjalë për projekt zhvillimor që do ta zgjasë disa vite. Unë e di çfarë dëshirojnë tani, ja universiteti Nënë Tereza, është universitet që mësimi zhvillohet në shqip dhe të krijojnë mllef te maqedonasit pse tani te shqiptarët investohet dhe jo tek maqedonasit. Ky është provokimi. Duhet ta dini ata që i bëjnë këto provokime se ku kalojnë ata, ne ka kohë që jemi kthyer”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!
Qeveria ka miratuar ndryshime ligjore që kufizojnë ndjeshëm organizimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Sipas tij, nga 1 janari ndalohen reklamat e lojërave të fatit, ndërsa objektet e tyre duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Gjithashtu, rriten taksat për licencat, aparatet dhe objektet e lojërave të fatit.
Nikolloski theksoi se vetëm Lotaria Shtetërore do të ketë të drejtën të organizojë lojëra online dhe lojëra përmes terminaleve elektronike VLT.
Ai njoftoi se janë hequr licencat e tri kompanive dhe është shfuqizuar platforma 2WIN.
Duke iu referuar procedurave gjyqësore ndaj Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe të tjerëve, Nikolloski kërkoi përgjegjësi ligjore, ndërsa ngriti edhe dyshime për lidhje të mundshme mes ish-zyrtarëve dhe interesave financiare, duke kërkuar hetim nga institucionet kompetente.
Lajme nga vendi
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike, shkaktarë, duhani dhe ajri i ndotur
Lajme nga vendi
Italia propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, ndalohen llogaritë për fëmijët nën 13 vjeç

