Connect with us

Lajme nga vendi

MEXHITI: PËRKRAHJE TË PLOTË PËR INVESTIMET NË BIZNESET E GJELBRA

Published

on

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën ‘Engjujt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë dhe sfidat’ ku theksoi rëndësinë që jep qeveria dhe ministria që drejton, ndaj investimeve në bizneset e gjelbra.

Mexhiti, i ftuar në konferencë nga Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka prioritet sipërmarrësinë e gjelbër dhe rolin јetik që në këtë drejtim luajnë engjujt e biznesit, si financues të këtyre bizneseve.

‘Engjujt e biznesit nuk janë vetëm mbështetës financiarë, ata janë vizionarë që sigurojnë edhe kapital dhe mentorim në fazat më të cenueshme të jetës së një start-up biznesi.  Investimet e tyre nxisin projekte që merren me çështje urgjente ekologjike-reduktimin e emetimeve të karbonit, kujdesin ndaj ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë’ tha Mexhiti duke shtuar se bota po ballafaqohet me një nevojë urgjente për zgjidhjen ekologjike, dhe pikërisht bizneset e gjelbra po rriten me ide inovative.

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti  tha se mbështesin engjujt e biznesit në sektorët e gjelbër sepse ato lidhin hendekun midis inovacionit dhe realizimit, ata investojnë në sektorë me rrezik të lartë siç është  teknologjia e gjelbër,  që investitorët tradicionalë mund t’i shmangin.

‘Engjujt e biznesit mundësojnë teknologjitë revolucionare, të tilla si burimet e rinovueshme të energjisë, materialet ekologjike dhe inovacionet e kursimit të ujit, dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ekosistemi i cili jo vetëm që i mbështet sipërmarrësit, por gjithashtu i fuqizon engjujt e biznesit  të bëjnë investime me ndikim në bizneset e gjelbra’ tha Mexhiti.

Advertisement

Konferenca e sotme u organizua nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Misionin e BE-së në Shkup, ndërsa përfshiu zyrtarë qeveritarë, odat ekonomike në vend, akademikë dhe  afaristë, të cilët ishin të përfshirë në projektin disa vjeçar me titull ‘Përgjegjësia sociale e korporatave dhe Engjujt e Biznesit– forca shtytëse për zhvillimin e sektorit privat’, që ka për qëllim rritjen e numrit të kompanive me veprimtari ekologjike.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat