Connect with us

Lajme nga vendi

Miteva: Vauçer prej 250 euro për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes

Published

on

Rinisë duhet t’i jepet vendi qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në zbatimin e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, konkretisht vauçer prej 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për bizneset për të rinjtë, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.

Lidhur me të njëjtën, Miteva njoftoi se qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në fushën e teknologjisë informative, i cili duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti dhe duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes që është më e favorshme dhe përmes e cila do të gjendet më e mira për shpërndarjen e mjeteve financiare

Përkatësisht synohet të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Futja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një kupon prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar për të siguruar që të gjithë studentët të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale.

Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë? Në një epokë gjithnjë e më dixhitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe programet edukative është thelbësore për të mësuarit efektiv. Këto vauçer do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në edukimin e tyre”, thekson Miteva.(Telegrafi)

Lajme nga vendi

LSM në protestë për 1 maj: Luftojmë për paga, jo për t’u lutur

Published

on

Nën moton “Luftojmë për paga, jo për t’u lutur“, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me një protestë masive punëtorësh do ta shënojë 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, përcjell TV21. Protesta do të fillojë në orën 11:00, nga para Shtëpisë së Punëtorëve me të njëjtat kërkesa për rritjen e pagës minimale dhe të pagave të tjera.

“Luftojmë për paga, jo për t’u lutur” është slogani nën të cilin këtë vit punëtorët do ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Punës 1 Maj dhe do të dalin në rrugë krah për krah, njëri pranë tjetrit, për të kërkuar rritjen e pagës minimale, sepse paga minimale sot është përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës pa pëlqimin e partnerëve socialë, pra pa pëlqimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe në dëm të punëtorëve për vetëm 1.667 denarë”, tha Slobodan Trendafilov, kryetar i LSM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

29-vjeçarja nga Manastiri ndërron jetë në spitalin e Gostivarit

Published

on

Më datë 06.04.2026, në orën 07:00, në SPB Tetovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është denoncuar se tek ata është sjellë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore R.M. (29) nga Manastiri, e cila pas pak kohësh ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Inspektime në treg: Paralajmërohen masa të rrepta për abuzimet me çmimet e ushqimeve

Published

on

Qeveria dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut janë duke analizuar operatorët tregtues për shpërdorimet e mundshme çmimet e ushqimeve. Kryeministri Hirstijan Mickoski tha se analiza është në përpunim e sipër dhe do të ketë masa të rënda kundër keqpërdoruesve.

“Analizat tona janë në drejtim të asaj për të konstatuar nëse ka keqpërdorime dhe qasje jo tregtare nga operatorët tregtues. Vetëm të ju kujton se në vitim 2022 në muajin mars dhe prill shkalla e inflacionit ka qenë dyshifror, përkatësisth 10, 5 për qind. Me korrektimet që i bërë dhe masat fillestare me uljen e TVSH-së dhe mundësisë për akcizë më të vogël, neve i përgjysmuam mundësitë për inflacion më të madh”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër .

Sipas kreut të ekzekutivit, falë masave të ndërmarra nuk pritet inflacion më i madh se 5 për qind.

“Sipas përllogaritjeve tona presim që inflacioni të mos shkon më shumë se 4,5-5 për qind në muajin mars. Do të kemi ngarkesë. Ishte e dukshme në gjysmën e dytë të muajit mars. I bëjmë analizat dhe do të sjellim vendim të duhur”., theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Në seancën e ardhshme të Qeverisë, seanca që duhet zhvilluar pas festave do të sillen masa të reja. Do të targetohen më shumë sektorë por fokusi do të jetë te produktet ushqimore bazë./Alsat.mk.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat