Connect with us

Lajme nga vendi

Tetovë, interesim I lartë për vaksinim

Published

on

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë  Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat