Connect with us

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçovska: Rritja e ekonomisë vitin e ardhshëm mbi 3,5 për qind, është bazuar në investime

Published

on

Rritja e ekonomisë së Maqedonisë sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2,1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm edhe më shumë se 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4 për qind. Këtë e tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, ku merr pjesë në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“Po ndryshojmë tërësisht konceptin ekonomik në drejtimin që do të mbështesim investimet, ndërsa jo konsumin. Në vijim është ai projekt i madh të cilin e kemi bërë për komunat. Thirrja është në vazhdim, kështu që do të ketë një realizim të madh. Gjithashtu, 250 milionë euro mbështetje për sektorin privat. Do të thotë presim që definitivisht t’i realizojmë ato shkallë të rritjes të cilat ne si Ministri e Financave i projektojmë, ndërsa ajo është 2,1 për qind deri në fund të vitit dhe për vitin e ardhshëm do të shohim por do të jetë më shumë se 3,5 për qind”, tha ministrja duke u kthyer në projeksionet e Bankës Botërore, të cilat siç thotë janë logjike nëse merren parasysh supozimet e përdorura të BB-së, dhe kjo është ajo që mbeti nga Qeveria e kaluar, rezultate të dobëta dhe rritje e ulët e PBB-së.

Në lidhje me deficitin buxhetor, në intervistë thekson se gjatë natës nuk mund të arrihen rregulla fiskale për deficitin buxhetor deri në 3 për qind të PBB-së dhe borxhi publik deri në 60 për qind dhe se nevojitet kohë të konsolidohet.

“Vitin e ardhshëm është planifikuar deficit buxhetor në 4 për qind, pastaj tjetrin 3,5 për qind dhe të arrijmë deri në 3 për qind, përkatësisht të plotësohet konsolidimi. Ajo që është më e rëndësishmja të paktën për momentin sipas mendimit tim,  është korrupsioni dhe mendoj se këtu të paktën si ministre e Financave e cila është përgjegjëse për një pjesë të institucioneve të cilat duhet, gjithashtu të kenë kujdes shumë, të paktën në ekonominë gri, do të thoja se këtu nuk kemi më kompromis dhe fuqishëm luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit dhe në këtë pjesë pres rezultate pozitive në periudhën e ardhshme”, tha ministrja e Financave.

Në intervistë ajo u kthye edhe në huanë nga Banka hungareze për eksport-import, për të cilën tha se bëhet fjalë për hua të planifikuar nga Qeveria paraprake e cila realizohet me kredi nën kushte të volitshme në vend se me euroobligacione.

Advertisement

Ajo theksoi se paratë janë destinuar për investime në sektorin privat dhe mbështetje të komunave për projekte infrastrukturore.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat