Lajme nga vendi
Në Tetovë hapet ordinanca e re e përgjithshme ER- MEDIKA
Në Tetovë në Bllok 82, është hapur ordinanca e përgjithshme mjekësore më e re ER- MEDIKA me mjeke Dashmire Memedi.
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ceremonia e hapjes solemne ndërsa drejtuesja e kësaj ordinance Dashmire Memedi është shprehur se pas një përvoje 15 vjeçare nëpër ordianca tjera të Tetovës, kësaj rradhe ka vendosur që të hap ordinancën e saj që të jetë sa më afër pacientëve, ku do të ofrohen shumë shërbime që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve.
Kjo ordinancë pranon pacient edhe me libreza të shëndetësisë në bazë të udhëzimeve të Fondit për Sigurim Shëndetësor. TV KOHA
Lajme nga vendi
Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!
Qeveria ka miratuar ndryshime ligjore që kufizojnë ndjeshëm organizimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Sipas tij, nga 1 janari ndalohen reklamat e lojërave të fatit, ndërsa objektet e tyre duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Gjithashtu, rriten taksat për licencat, aparatet dhe objektet e lojërave të fatit.
Nikolloski theksoi se vetëm Lotaria Shtetërore do të ketë të drejtën të organizojë lojëra online dhe lojëra përmes terminaleve elektronike VLT.
Ai njoftoi se janë hequr licencat e tri kompanive dhe është shfuqizuar platforma 2WIN.
Duke iu referuar procedurave gjyqësore ndaj Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe të tjerëve, Nikolloski kërkoi përgjegjësi ligjore, ndërsa ngriti edhe dyshime për lidhje të mundshme mes ish-zyrtarëve dhe interesave financiare, duke kërkuar hetim nga institucionet kompetente.
Lajme nga vendi
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike, shkaktarë, duhani dhe ajri i ndotur
Lajme nga vendi
Italia propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, ndalohen llogaritë për fëmijët nën 13 vjeç

