Connect with us

Lajme nga vendi

Angellovska-Bezhoska: Denari është stabil, rezervat devizore janë rritur për 40 për qind për pesë vite

Published

on

Denari është stabil, ndërsa garancë për atë është niveli i lartë i rezervave devizore, i cili edhe krahas goditjeve të shumta edhe më tej rritet dhe në fund të shtatorit paraqet 4,4 miliardë euro. Niveli i tanishëm i rezervave devizore është më i lartë prej para pandemisë për 40%, apo për rreth një miliardë euro, që është rritje e konsiderueshme, posaçërisht në vite të mbushura me goditje të parapra deri më tani, thotë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila po merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës botërore.

Sipas saj, këto janë trende të volitshme të cilat flasin për përforcim të mëtutjeshëm të politikës së përgjithshme makroekonomike dhe stabilitetit të valutës vendore.

“Shkaqet janë ngjarjet gjithnjë e më të volitshme të jashtme, posaçërisht në segmentin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, të cilat për gjysmën e parë të vitit paraqesin 500 milionë euro, por kjo tregon se janë stabile edhe pritjet e subjekteve vendore ekonomike”, ka theksuar guvernatorja në intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke folur për inflacionin, Angellovska-Bezhoska theksoi se në korniza botërore dhe tek ne, dëshmojmë për lëvizje më stabile inflacioni, përkatësisht stabilizim të inflacionit.

“Për këtë janë dy arsye – e para është stabilizimi i konsiderueshëm i çmimeve të produkteve primare, posaçërisht i energjensëve dhe të ushqimit në bursat botërore, ndërsa faktori i dytë është përballja e bankave qendrore me këto lëvizje të inflacionit. Kështu, si rezultat i këtyre faktorëve, të dhënat më të reja tek ne udhëzojnë për ulje të konsiderueshme të presioneve të inflacionit. Sipas informatës për inflacionin mesatar prej fillimit të vitit përfundimisht me shtatorin, ai paraqet 3,3% dhe në bazë është në pajtim me pritjet e Bankës popullore për shkallën mesatare vjetore për vitin 2024 prej 3,5%, ndërsa edhe në pajtim me pritjet më të reja të FMN-së për inflacion mesatar për inflacion mesatar prej 3,3%. Megjithatë, gjithsesi do të theksoja se rreziqet ekzistojnë dhe nevojitet udhëheqje e kujdesshme e politikave në periudhën në vijim”, theksoi guvernatorja.

Advertisement

Siç informojnë nga Banka popullore, duke folur për gjendjet në sektorin bankar, Angellovska-Bezhoska theksoi se edhe krahas goditjeve në periudhën e kaluar, stabiliteti i sistemit bankar ishte ruajtur madje edhe ishte rritur rezistenca, që mund të shihet përmes disa treguesve. Sipas saj, përputhshmëria e kapitalit, si tregues për solvencën e sistemit bankar, arriti 19 për qind, që është shkalla më e lartë në dy dekadat e kaluara, përderisa cilësia e instrumenteve bankare dukshëm është rritur.

Advertisement

Lajme nga vendi

SHASIVARI: NË TETOR TAKIME ME STUDENTËT SHQIPTARË!

Published

on

Kur do të mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe studentët shqiptarë? Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, thotë se kjo nuk është çështje etnike apo politike, por juridike dhe institucionale. Ai paralajmëroi takim me organizatat studentore në tetor, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dhënien e provimit në gjuhët e përcaktuara me ligj.

Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe sërish në fokus të Kuvendit.

Pyetjes së deputetes Diana Toska se kur studentët do të mund ta japin këtë provim në shqip, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, iu përgjigj se gjuha mund të jetë e ndryshme, por kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë.

Në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Shasivarit, tashmë kanë arritur kërkesa nga pesë organizata studentore për mundësinë e dhënies së provimit në gjuhë të tjera.

Mes tyre janë edhe Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Tetovës, të cilat kërkojnë mundësinë e dhënies së provimit në gjuhën shqipe.

Advertisement

Shasivari thotë se kërkesat e studentëve duhet të merren seriozisht, pasi bëhet fjalë për të rinj që në të ardhmen do të jenë pjesë e sistemit juridik.

Ai paralajmëroi se në tetor do t’i ftojë përfaqësuesit e organizatave studentore në një takim koordinues, ku do të diskutohen kërkesat dhe do të kërkohet një zgjidhje institucionale për provimin e jurisprudencës në gjuhët e përcaktuara me ligj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë, sot rezultati po shihet

Published

on

Rikonstruimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se projekti po i jep Çarshisë një pamje të re, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin e saj tradicional.

Në një sipërfaqe prej 1.567 m², ndërhyrjet kanë përfshirë infrastrukturën nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës mbi tokë: rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, rrjetin elektrik dhe fibrat optike, restaurimin e kalldrëmit me gur travertin, vendosjen e ndriçimit të ri tradicional dhe rregullimin e hapësirave për këmbësorët.

“Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë dhe sot rezultati po shihet. Pas më shumë se pesë dekadash, po realizojmë një ndërhyrje rrënjësore, nga infrastruktura nëntokësore deri te pamja përfundimtare, duke ruajtur identitetin që e bën Çarshinë të veçantë. Me mbi 28 milionë denarë investim, po krijojmë kushte më të mira për qytetarët, zejtarët, bizneset dhe vizitorët,” deklaroi Mexhiti.

Me përfundimin e projektit, Çarshia e Vjetër do të ketë infrastrukturë të modernizuar dhe hapësira publike më funksionale, duke ruajtur në të njëjtën kohë vlerat e saj historike dhe autentike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

RASTI I LLASKARCËS ËSHTË FYTYRA E DËSHTIMIT TË GJYQËSORIT

Published

on

Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund.

Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve.

Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë.

Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit.

Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat