Connect with us

Lajme nga vendi

Filloi mbledhja e komisionit historik me Bullgarinë, e para me përbërjen e re të ekipit të RMV-së

Published

on

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në Shkup, aktualisht po mbahet takimi ndërmjet ekipeve maqedonase dhe bullgare nga Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Takimi i sotëm është i pari pasi ekipi maqedonas nga Komisioni ka ndryshuar përbërjen.

Para fillimit të takimit, një deklaratë të shkurtër për mediat dha kryetari i ekipit bullgar nga Komisioni, Angel Dimitrov. I pyetur se çfarë priste nga takimi, ai tha se nuk mund të thoshte asgjë para takimit.

“Anëtarët e rinj të Komisionit nuk i njohim. Ne e njohim kryetarin, por kjo nuk mjafton, Komisioni përbëhet nga shtatë persona”, thotë Dimitrov.

Në prag të takimit të sotëm, historiani Mitko Panov, i cili është një nga anëtarët e rinj të ekipit maqedonas, në një intervistë televizive mbrëmë tha se në takim duhet të shprehin qëndrimet e tyre, qëndrimet e historiografisë maqedonase dhe të fokusohen në ato pika problematike që njëra palë i konsideron, siç tha, si probleme konfliktuale.

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski para dy ditësh ka mbajtur një takim protokollar me përbërjen e re të Komisionit, duke theksuar se diskutimet dhe vendimet duhet të bazohen në argumente shkencore dhe me respekt të plotë të lirisë akademike.

Takimi i fundit i komisionit historik me Bullgarinë është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti është shtyrë me kërkesë të palës maqedonase.

Kujtojmë se ish anëtarët e Komisionit Historik akuzuan se puna e tyre është keqpërdorur për qëllime partiake. Përmes një njoftimi për mediat ata drejtuan gishtin drejt kryeministrit dhe ministrave në qeveri duke thënë se u është vënë etiketa politike dhe kanë minuar interesat kombëtare. Ata kërkuan që në përbërje të Komisionit të përfshihen edhe ekspertë të huaj të UNESCO-s, Këshillit të Evropës apo OSBE-së Portalb.mk.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat