Lajme nga vendi
Mbeturinat inerte prej tash e tutje qytetarët e Tetovës do të mund t`I dërgojnë në qendrën grumbulluese që ndodhet në rugën Tetovë-Trebosh
Mbeturinat inerte prej tashe tutje qytetarët e Tetovës do të mund t`I dërgojnë në qendrën grumbulluese që ndodhet në rugën Tetovë-Trebosh. Lokacionin e ka siguruar komuna e Tetovës ndërsa me këtë qendër grumbulluese do të menaxhojë operatori për grumbullimin e mbeturinave në Tetovë Saubermacher, e cila ka bërë edhe investimet përkatëse duke sigruruar kontajnier adekuat për mbeturinat inerte. Këtë qendër grumbulluese e vizitoi kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe përfaqësues të Saubermacher-it, të cilët theksuan se me këtë hap, pritet që të zvogëlohen mbeturinat inerte në rrugët e Tetovës.Krahas kësaj, kryetari Kasami tha se ky lokacion është shumë afër për qytetarët.Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm në drejtim të krijimit të kushteve më të mria për sa I pëket pastërtisë së qytetit dhe unë besoj se në bashkëpunim me qytetarët, kjo do të jetë një hap drejt zgjidhjes përfundimtare sa I përket çështjes së pastërtisë , sqaroi Kasami.“Bëhet fjalë për vendosjen e 10 kontajnierëve me përmasa 5 metër kub ku do të mund qytetarët të sjellin mbeturina apo mbetje të ndryshme të mbeturinave që qytetarët i hudhin afër ose në kontajniera nëpër qytet, ku bëhet fjalë për mbeturina të drurit, metaleve të ndryhme, qelq, letër, karton, plastikë, pra janë mbeturina të cilët për momentin paraqesin problem për menaxhimin e mbeturinave tjera në qytet. Apeloj deri tek qytetarët, me të cilët pajtohemi se duhet të kemi një qytet më të pastër, që mbeturinat e forta t`I sjellin këtu ku kompania Saubermacher në mënyrë profesionale do të bëjë trajtimin e tyre. Me këtë dëshirojmë që të arrijmë deri qëllimi final që është zero mbetje në komunën e Tetovës”, deklaroi Kasami.Ndërkohë, përfaqësuesit e Saubermacher-it, theksuan se hapja e një qendre të këtillë, ka qenë prioritet i tyre që nga fillimi.Ata kanë falënderuar kryetarin e komunës së Tetovës që është angazhuar në gjetjen e një lokacioni që ka qasje të mirë për qytetarët dhe në fazën e parë do të grumbullohen mbeturina si ato plastike, elektronike dhe letra , ndërsa planifikohet që në të ardhmen të zgjerohet kjo veprimtari.“Poashtu mendojmë që nëse kjo qendër pranohet mirë nga qytetarët, të njejtën ta hapim edhe në anën tjetër të qytetit të Tetovës, pra të jetë një qendër e cila do të jetë më afër për qytetarët që nuk do të kenë mundësi të sjellin këto lloje të mbeturinave deri këtu.Kjo qendër do të jetë pa pagesë dhe kjo nënkupton që çdo qytetar i cili nuk ka borxh ndaj kompanisë për pjesën tjetër të mbeturinave këtu do të mund të hedh mbeturinat inerte.Apeloj deri tek qytetarët që të bëjnë pagesat ndaj kompanisë sonë, për shkak se niveli i pagesës është i ulët sepse nuk është në atë nivel që e kemi pritur. Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar që të bëjmë pagesën e dhunshme përmes përmbaresuve,por dëshirojmë që të mos vijmë deri tek kjo situatë dhe nëse ka ndonjë paqartësi, qytetarët mund të vijnë dhe të zgjidhim të gjitha problemet që kanë në lidhje me grumbullimin e mbeturinave” tha Robert Gajçiç, përfaqësues I Saubermacher-it.
Sipas informacioneve, opertori për grumbullimin e meturinave në Tetovë, në këtë rast Saubermacher, ka për detyrim që të grumbullojë vetëm mbeturinat e amvisërive por jo edhe të mbeturinave inerte. Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami tha sejanë instaluar edhe gjashtë kamera shtesë për të identifikuar të gjithë ata qytetarë që mbeturinat I hedhin në vende ku nuk duhet dhe ndajh tyre do të merren masa adekuate. Ndërkohë, ai njoftoi se në qytet janë vendosur edhe kontajnierë për hedhjen e mbeturinave elektronike. /TV KOHA/
Lajme nga vendi
‘Fitonin’ 34 mijë euro me mallverzimeve gjatë shit-blerjes së veturave të konfiskuara
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personave N.I., B.G. në cilësinë e tyre si drejtues të personave juridikë, kundër dy personave juridikë, si dhe kundër pesë personave të punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar F.A., G.A., P.K., F.J. dhe A.B., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrjes publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të denoncuarit N.I. dhe B.G., si drejtues të dy personave juridikë, gjatë vitit 2021 me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar kanë shkelur rregulloret e procedurës për thirrje publike dhe dhënie të kontratës së prokurimit publik, me marrëveshje paraprake dhe veprime të koordinuara kanë shkelur konkurrencën në procedurën për shitjen e automjeteve të shkatërruara – skrap metali, të organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar. Një person juridik u paraqit si konkurrent formal, dhe gjatë ankandit publik u paraqit një ofertë me një gabim teknik të qëllimshëm në një shumë monetare joreale, e cila i pengoi pjesëmarrësit e tjerë të vazhdonin më tej me ofertat.
Të pandehurit G.A., P.K. dhe F.J., si anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës, në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Përfitimit Pasuror dhe Objekteve të Sekuestruara në Procedurën Penale dhe Kundërvajtje, dhe bazuar në një akt nënligjor dhe mendim ligjor të përgatitur nga A.B., me vetëdije ndihmuan në zbatimin e kësaj skeme të dakorduar dhe mundësuan lidhjen e një marrëveshjeje për shitjen e automjeteve të sekuestruara të shkatërruara si skrap metali midis Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, të përfaqësuar nga F.A., dhe personit juridik të menaxhuar nga N.I., gjë që i mundësoi personit juridik të fitonte përfitim pasuror të paligjshëm në shumën prej 2.128.352 denarë.
Lajme nga vendi
Siljanovska: Balancuesi krijoi pushtet të korruptuar, ligjet duhet të miratohen me procedurë të rregullt
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standarE madhee njerëzore dhe ekologjike.
Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim.
Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj se zgjidhja duhet të miratohet përmes argumenteve.
“Çështja është komplekse. Ka vende ku ekziston shtetësia e dyfishtë, ka vende ku nuk ekziston. Sot të gjithë po përballemi me një eksod dhe mungesë të fuqisë punëtore, dhe po flasim për qenie njerëzore që kanë edhe të drejtën e jetës”, tha presidentja, duke shtuar se zgjidhjet duhet të merren pas një debati të gjerë publik dhe duke peshuar argumentet “pro” dhe “kundër”.
Lidhur me pritjet e saj për marrëdhëniet me qeverinë e re të Bullgarisë, Siljanovska Davkova deklaroi se pritjet duhet të drejtohen nga qeveria e re bullgare dhe kryeministri Rumen Radev, duke theksuar se populli bullgar pret stabilitet, reforma dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.
Lidhur me kërkesat e organizatave joqeveritare për të vënë veton ndaj Ligjit për Burimet Minerale, presidentja theksoi se ato kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe meritojnë, siç e tha ajo, një “vend të gjelbër” në parlament.
Sipas saj, garancitë për mbrojtjen e mjedisit nuk përmbahen në këto ligje.
“Ato ligje, nëse keni parasysh Ligjin për burimet minerale, merren kryesisht me çështjet e energjisë. Ne kemi Kushtetutë, kemi edhe Ligj për mbrojtjen e mjedisit – ky është çelësi i qëndrimit ndaj këtyre ligjeve”, shtoi Siljanovska Davkova.
Ajo theksoi se shteti duhet të përgatitet njëkohësisht për sfidat e ardhshme energjetike dhe të kujdeset për natyrën.
Lajme nga vendi
KONGRESI I VLEN – QYTETARËT MIRËPRESIN BASHKIMIN!
Për ditë me radhë koalicioni VLEN ka ngritur intensitetit e aktivitetit publik duke paralajmëruër Kongresin e Bashkimit.
Sipas tyre e shtuna, do të kurorëzojë përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar.
Koalicioni VLEN, nesër më 9 Maj – në Ditën e Evropës, do të mbajë Kongresin e bashkimit, ku 5 subjekte politike formalisht duhet të miratojnë vendimin për të vepruar si subjekt i vetëm politik në kuadër të bllokut politik shqiptar në vend. Në prag të Kongresit, VLEN doli me mesazhin se procesi i bashkimit ka qenë i gjatë dhe përplot me sfida politike, dyshime dhe tentativa për të parandaluar këtë process. Sipas VLEN-it, ky bashkim ka peshë historike dhe se ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve. Por, si e shohin qytetarët, këtë Kongres dhe këtë bashkim të VLEN-it?
“Çdo bashkim është i mirë. Madje unë kisha thënë se që të bashkohen të gjitha partitë”
“Edhe atë gajle do ia mbajë VLEN-it, unë jam plak”
“Më mirë me u bashkuar”
“Më mirë është. Deri tani Bilall Kasami ka punuar mirë. Jam i gëzuar”
“Mendoj se është mirë. Bilall Kasami duhet të jetë Kryetar”
“Është më mirë për shqiptarët. Cili të jetë Kryetar vet le ta vlerësojnë”
“Normalisht se është mirë. Sa më të bashkuar aq më mirë. Vet si do të vendosin organmet partiake, mendoj se Izeti do të ishte më mirë”
Pas Kongresit, VLEN, si pjesë e Qeverisë, do të duhet të përballet me shumë sfida që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.
Situata ekonomike, migrimi i të rinjve, pozita e shqiptarëve, gjuha shqipe, eurointegrimet evropiane e shumë çështje tjera duhet që nga premtimet të shndërrohen në rezultate të prekshme./Tv Koha/

