Connect with us

Lajme nga vendi

Tripunovski: Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm, intenca jonë ishte vetëm që të ndihmojmë

Published

on

Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët. Intenca jonë ishte që të ndihmojmë për shkak se kemi parë që pushteti lokal nuk ka arritur ta menaxhojë procesin, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski pas daljes së djeshme të Strumicës nga BNJVL-ja për shkak të, siç theksuan nga Komuna, sjelljes indiferente ndaj qytetit dhe qytetarëve të saj në periudhën kur përballejn me njërin nga sfidat më të mëdha – ujin e pijshëm dhe për shkak të refuzimit të projektit të vetëm nga Strumica për shfryëzimin e mjeteve nga kredia hungareze.

Tripunovski thotë se në gjithë situatën nuk ka asnjë politikë nga ana e Qeverisë dhe se intenca e vetme e Ministrisë ka qenë që ta ndihmojë komunën për tejkalimin e problemit me ujin e pijshëm.

“Konform ligjeve, përgjegjësi e pushtetit vendor është që ujin që e merr në stacionin e filtrimit ta çojë në fazën e pijshme për t’ua shpërndarë qytetarëve dhe nuk dua të fus politikë këtu. Synimi ynë ishte të viheshim në dispozicion sepse pamë që pushteti vendor e menaxhoi keq atë proces dhe kjo ishte praktikisht e gjithë veprimtaria jonë. Për performancën e tyre në të kaluarën flet edhe fakti që kryetari i Strumicës dhe të gjithë kryetarët e mëparshëm nuk kanë investuar mjaftueshëm në stacionin e filtrimit. Nuk është përgjegjësi e Qeverisë, është përgjegjësi e vetëqeverisjes lokale”, tha Tripunovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas debatit të sotëm në Qeveri dedikuar bujqësisë, vetëqeverisjes lokale dhe mjedisit jetësor.

Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Tripunovski e ka përsëritur qëndrimin që e ka parashtruar në intervistën për MIA-n se nuk ka politikë në shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze dhe se kryetari i Srumicës ka aplikuar me projekt, i cili tashmë është dhënë në tender dhe për të cilin kanë filluar punimet ndërtimore. Perinski e përsëriti qëndrimin se apelon në urt[si tek kryetari i Strumicës dhe karposhit, të cilët kanë paralajmëruar dalje nga BNJVL-ja.

Komuna e Strumicës dje zyrtarisht njoftoi se del nga BNJVL-ja, ndërsa kryetari i Karposhit paralajmëroi një mundësi të këtillë. Për sot është caktuar konferenc e re për shtyp e kryetarit të Karposhit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat