Connect with us

Lajme nga vendi

Ibrahimi: Orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e Alternativës

Published

on

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në emisionin debativ Politica në TV Globi theksoi se orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e qeverisjes së Alternativës.
Dihet se në të kaluarën, theksoi midis tjerash Ibrahimi, që qeveritë e kaluara për arsye elektorale rininë e kanë orientuar tek sektori publik.\

“ Është mjaft e përgjithshme si pyetje që mund të spjegohet me një përgjigje shumë të shkurtër. Ajo që kam dashur ta them në Kongres e që e përsëris edhe këtu është se nuk mund të bëhet një komb pa arsim dhe pa ekonomi. Fatkeqësia e jonë si shqiptarë ka qenë që gjatë pushtetit të kaluar që tashmë është në opozitë është që nuk kanë ofruar diçka për mirëqenien ekonomike të shqiptarëve. Vecanërisht kanë ndikuar me politikat e tyre të gabuara në shkatërrimin e arsimit. Dhe unë gjykoj që pa i ndërtuar mirë këto dy shtylla të kombit, realisht nuk bëhet asnjë komb. Andaj, kam dashur të jap mesazhin se angazhimi ynë e mëtutjeshëm do të jetë për të ndërtuar një ekonomi shqiptare dhe një arsimim cilësor shqiptarë. Se cfarë është bërë gjatë kësaj kohe, është paksa një periudhë e shkurtër që ta përkthejmë në terma konkret. Por, mund të ju them që ndoshta është për herë të parë që një qeverisje vjen duke ofruar projekte infrastrukturore me të cilat e përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë. Dmth ju e dini që tashmë në këtë katër mujor të qeverisjes sonë janë ndarë shuma për zhvillimin e komunave ku në komunat shqiptare do të shkojnë diku mbi 20 milion euro dhe një shumë tjetër që akoma nuk është ndarë. Që nënkupton se mund të rritet si shumë. Gjithësesi që fokusi ynë mbetet  jo vetëm në këto elementet e infrastrukturës të pushtetit lokal por do të donim që deri në fund të mandatit tonë të kemi edhe rezultate vecanërisht në fuqizimin e sektorit privat, për shkak se mendojmë që ajo është një aset shumë i rëndësishëm për tu zhvilluar si komb. Dhe për fat të keq gjatë viteve të kaluara orientimi i partive që kanë qenë në pushtet ka qenë që shqiptarët ti orientojnë me shumicë në sektorin publik. E nënkuptueshme është kjo që është bërë për arsye elektorale. Se ata që kanë qenë në sektorin publik në një mënyrë kanë qenë të angazhuar apo të detyruar mbase që t`u shërbejnë atyre që i kanë punësuar aty. Unë mendoj që shqiptarët duhet që vecanërisht të janë të fokusuar në sektorin privat për shkak se kjo jep edhe mundësi të karrierës edhe mundësi të rrogave të larta dhe mundësi të zhvillimit të secilit. Por edhe në përgjithësi të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Meqë Alternativa në kuadër të qeverisjes nuk ka ndonjë resor që ka të bëjë me ekonominë, unë mund të ju them që kontaktet e mia janë më të kufizuara, por gjithsesi jam i angazhuar. Fjala bie, javën e kaluar kisha ca mysafir të Norvegjisë të cilët ishin pikërisht në funksion të kësaj se si ka mundësi që të rinjve të ju ndihmohet për të ngritur biznese, jo vetëm duke ndihmuar financiarisht por edhe duke i edukuar në mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e atyre bizneseve ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat