Lajme nga vendi
Simovski: Regjistrimi i popullsisë është bërë në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së
Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), Apostol Simovski, thotë se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe Eurostat i pranon.
Ai thekson se nuk sheh mundësi që Gjykata Kushtetuese ta pranojë iniciativën e deputetit Skender Rexhepit dhe konsideron se një iniciativë e tillë është me interes politik.
“Ajo që mund të them me siguri është se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Eurostat, të cilat vlejnë për Evropën dhe më gjerë. Në këto standarde, që quhen rekomandime, përcaktohet saktësisht se cili është qëllimi i regjistrimit.
Popullsia jorezidente nuk është objektiv i detyrueshëm në regjistrim, sepse ata persona që nuk jetojnë në shtetin që kryen regjistrimin janë pjesë e regjistrimit në vendin ku jetojnë. Përndryshe, do të kishte numërim të dyfishtë dhe gjendja aktuale nuk do të mund të përcaktohet kurrë saktë”, tha Simovski për “Sloboden Peçat”.
Rexhepi e paraqiti iniciativën në Gjykatën Kushtetute tre vjet pasi u krye regjistrimi, sepse siç thotë ai, tani po ndjehen pasojat, sepse tani punësimi dhe shpërndarja e parave nëpër komuna bëhet në bazë të atyre shifrave të regjistrimit, pra vetëm sipas ndaj popullatës rezidente. Ai konsideron se janë shkelur nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit të Regjistrimit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

