Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: FITON SHKËNDIJA, HUMBIN UNIVERSITETI TETOVËS DHE LIRIA
Në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së tretë të kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve ku edhe kësaj radhe nuk ndodhi asnjë befasi meqë ekipet favorite nuk e lejuan këtë.
Klubi i volejbollit Shkëndija që drejtohet nga trajneri Durim Luma në ndeshjen e zhvilluar në cilësinë e mysafirit kundër Skopjes në Tetovë shënoi fitore maksimale 0-3 në sete 20-25, 13-25 dhe 24-26 .
Në Veles ndeshja mes Borecit dhe Universitetit të Tetovës ka përfunduar me fitoren e vendasve 3-1 në sete edhe skuadra studentore ishte në epërsi në setin e parë.
Universiteti Goce Dellçev i Shtipi shënoi fitore të pritura ndaj ekipit Liria të Zherovjani me rezultatin 3-0 në sete. Fitore në xhiron e tretë ka regjistruar edhe Rabotniçki kundër Vesna Probishtipit 3-0 dhe Makedonija Xhio kundër Sushevës. Ndeshja Vardari – Janta Volej është anuluar. Java e katërt zhvillohet të shtunën
Rezulattet e javës së tretë
Boreci – Universiteti Tetovës 3-1 (24-26, 26-24, 25-19 dhe 25-22)
Vardari – Janta Volej e anuluar
UGD Shtipi – Liria 3-0 (25-17, 25 -10 dhe 25-13)
Vesna Probishtip –Rabotniçki 0-3 (13-25, 23-25 dhe 18-25)
Skopje – Shkëndija 0-3 20-25, 13-25 dhe 24-26
Makedonija Xhio – Susheva 3-2 (21-25, 25-21, 26-24, 23-25 dhe 15-8)
Java e 4-të, takohen
Janta Volej – UGD Shtipi
Strumica – Vardari
Shkëndija – Makedonija Xhio
Universiteti Tetovës – Skopje
Rabotniçki – Boreci
Liria – Vesna Probishtip
Susheva është e lirë
/ TV KOHA / Shaban Sinani
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

