Connect with us

Lajme nga vendi

Të enjten më 7 nëntor mbahet festivali për fëmijë Bletëzat 2024

Published

on

Për tre dekada me rradhë qyeteti i Tetovës është nikoqir i festivalit të vetëm për fëmijë Bletëzat. Kësisoi të  enjten më 7 nëntor me fillim në ora 18:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet edicioni i 30 jubilar i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2024” .Në edicionin jubilar konkurojnë gjithsej 19 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare me këngë të autorëve të ndryshëm.Të gjitha këngët në festival do të shoqërohen nga korri I fëmijëve të shkollës fillore Liria në Tetovë. Si zakonisht fetsivali është me karrakter garues,ku të gjithë fëmijët do të fitojnë kupa dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre. Këngët do ti përzgjedh një juri profesionale me autoritet në sferën e muzikës nga vendi. Sponzor gjeneral I fetsivali është Ministria e Kulturës dhe Turizmit, kurse sponsor është kompania Ecolog, me pronarin Lazim Destani dhe familjen e tij Destani, komuna e Tetovës dhe mbështetës të festivalit kompania Max Optika, dhe Dr Ançevski nga Shkupi.Pas tërheqjes së jurisë, në skenë do të paraqiten grupi I Vajzave dhe fëmijëve pranë Shoqërisë kulturo Artistikke Xheladin Zeqiri, nën udhëheqje të Elez Mema dhe Albin Ajredini, një këngëtare e vogël Era Alia dhe fëmijët e lojtores Ëanderland.Juria do të ndajë çmimin e parë, dy çmime të dyta, tre çmime të treta, teksti më I mirë, muzika më e mirë, Best Talent, performanca më e mirë,për herë të parë do të ndahet çmimi Xheladin Zeqiri dhe shumë çmime të tjera.Si zakonisht interesimi për të qenë prezent në këtë festival është shumë i madh, ndërsa Biletat tani më janë në shitje dhe mund të merren në zyrat e TV Koha dhe Radio Bleta në qendrën e re tregtare në katin e dytë, kurse gjatë ditës së festivalit pranë qendrës për kulture në Tetovë.Pra, mos e lëshoni këtë rast për të shijuar zërat e bilbilave të vegjël të cilët për çdo vit jehojnë në qendrën e kulturës në Tetovë.Ky festival organizohet nga viti 1994.Fëmijët tashmë disa ditë me rradhë janë duke bërë provat para fillimit të festivalit.

Lajme nga vendi

Zjarri dhe tymi që ngulfati Shkupin, akuza për magazinim të paligjshëm të mbetjeve toksike në Vizbegovë

Published

on

Tre pronarë dhe menaxherë kompanish do të  përgjigjen për ndotje serioze në Vizbegovë të Shkupit, pasi prokuroria ngriti akuza për magazinim të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme që çoi në një zjarr të madh dhe ndotje masive të ajrit.

Sipas aktakuzës, nga fundi i shkurtit deri në fillim të korrikut të vitit të kaluar, të pandehurit ruajtën dhe menaxhuan mbetje të rrezikshme në një parcelë toke në Vizbegovë pa leje. Këto janë materiale me veti shpërthyese, të ndezshme dhe toksike, si dhe substanca që mund të jenë kancerogjene dhe të dëmshme për mjedisin.

Më 9 korrik 2025, në vend shpërtheu një zjarr, i cili, për shkak të shkallës dhe rrezikut të tij, nuk mund të vihej menjëherë nën kontroll. Një pjesë e mbetjeve u dogj, duke lëshuar tym të zi të trashë në ajër. Matjet nga shërbimet kompetente konfirmuan ndotje të konsiderueshme.

Prokuroria deklaron se veprime të tilla krijuan një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Përgjegjësia i takon menaxherit dhe pronarit të kompanisë, i cili, së bashku me një person tjetër, mori pjesë aktive në operacionin e paligjshëm. Janë ngritur akuza edhe kundër një pronari tjetër të kompanisë dhe të truallit, i cili, sipas prokurorisë, duhet të kishte qenë në dijeni të rreziqeve që paraqiste ruajtja e mbetjeve të tilla.

Advertisement

Të pandehurit akuzohen për krimin e rrezikimit të mjedisit dhe natyrës me mbetje.

 

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

“GOCA E KAÇANIKUT”: SHKUPI SKENË E KULTURËS SHQIPTARE!

Published

on

Për nder të Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Shkup, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar, u dha premierë opera “Goca e Kaçanikut” opera e parë kosovare e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi, duke u shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore dhe thellësisht emocionale.

“Goca e Kaçanikut” u prit me interes të madh nga publiku, duke dëshmuar se arti mbetet një nga mënyrat më të forta për ta ruajtur dhe për ta përcjellë historinë tonë.

Kjo premierë në Shkup ishte edhe një dëshmi e lidhjes së gjallë kulturore mes shqiptarëve si dhe një urë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve artistike.

Salla u mbush me emocion, ndërsa publiku ndoqi një vepër që nuk ishte thjesht art, por një rrëfim i gjallë për historinë, qëndresën dhe identitetin kombëtar.

“Goca e Kaçanikut” solli në skenë frymën e Kaçanikut dhe jetën e shqiptarëve ndër breza, duke e kthyer muzikën në kujtesë kolektive dhe skenën në një dëshmi të gjallë të asaj që jemi dhe çfarë kemi kaluar.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ekskluzive: Qeveria formon grup pune për provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe

Published

on

Agjencia e lajmeve INA mëson se mbrëmë në Qeveri ka pasur takim të përfaqësuesve të studentëve të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe me Kryeministrin Mickoski dhe Zëvendës-Kryeministrin Sali ku mes tjerash është rënë dakord që të formohet një grup pune i ekspertëve të së drejtës kushtetuese për hartimin e zgjidhjes juridike të kësaj çështjeje.

INA ekskluzivisht i mëson dy emrat e profesorëve që do të jenë pjesë e këtij grupi të punës: Jeton Shasivari profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL dhe Denis Preshova profesor i së drejtës kushtetuese në UKIM.

Përndryshe profesor Shasivari njihet në opinion si “thyes i barrierave gjuhësore” sepse siç kemi raportuar më herët, në shtator të vitit të kaluar e “theu akullin” para Gjykatës Kushtetuese duke folur për herë të parë në histori plotësisht në gjuhën shqipe duke treguar se shqipja e ka vendin e merituar para gardianit të kushtetutës.

Kujtojmë se më parë, politikani si Talat Xhaferi kishte filluar fjalimin shqip në këtë institucion, por për mungesë të përkthimit kishte vazhduar në maqedonisht.

Continue Reading

Më të lexuarat