Connect with us

Lajme nga vendi

Krerët e shtetit dhe politikanët në RMV e uruan Trumpin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale

Published

on

Krerët e shtetit dhe politikanët në Maqedoninë e Veriut kanë uruar republikanin Donald Trump i cili shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale kundër demokrates Kamala Harris.

Urime të përzemërta ndaj Trumpit dërgoi edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

“Jam e bindur se në periudhën e ardhshme partneriteti ynë strategjik do të përmirësohet dhe pasurohet dhe se SHBA-të do të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve strategjike të maqedonase”, tha Siljanovska.

Kryeparlamentari Afrim Gashi duke uruar Trumpin tha se ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane.

“Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik”, tha Gashi.

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski uroi Trumpin në emrin e tij dhe dhe në emër të qytetarëve të vendit.

“Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike”, tha Mickoski.

Urime dërgoi edhe kreu i opozitës maqedonase Venko Filipçe, ai uroi trumpin në emër të tij dhe të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut.

“Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë dhe thellohet”, tha Filipçe.

Kreu i opozitës shqiptare në RMV, Ali Ahmeti tha se votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Advertisement

“Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore”, tha Ahmeti.

Urime në adresë të Trumpit kanë dërguar edhe funksionarë të lartë shtetërorë si dhe politikanë të ndryshëm.

Për fitoren e Trumpit kanë reaguar edhe liderët dhe politikanët nga rajoni dhe më gjerë.

Ndryshe, fitorja e Trumpit nuk është konfirmuar zyrtarisht ende.

Trump ka qenë edhe më parë si president i SHBA-ve në periudhën 2017-2021. Portalb.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat