Lajme nga vendi
Seancë e Këshillit gjyqësor, në rend dite zgjedhja e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave

Këshilli gjyqësor sot duhet të zgjedhë gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe atë të Apelit në Shtip, si dhe kryetarët e Gjykatës së lartë administrative, Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës Themelore në Strugë.
Në seancën e sotme të 504-të e cila duhet të fillojë në orën 10 në ambientet e Këshillit gjyqësor, Këshilli duhet të vendosë edhe për plotësimet dhe ndryshimet në Komisionin për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve pas konkursit për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës dhe plotësimet dhe ndryshimet në Komisionet për inspektim dhe vlerësim të gjykatësve – kandidatëve pas shpalljeve të publikuara.
Shqyrtim dhe vendimmarrje pas vendimit të marrë në seancën e përgjithshme të Gjykatës së lartë të RMV-së në lidhje me caktimin e përkohshëm të gjykatësit në gjykatë tjetër dhe shqyrtimin sipas kërkesave të paraqitura për të kryer funksion gjyqësor në gjykatë tjetër poashtu është në rendin e ditës.
Këshilli sot duhet të marrë vendim për shkarkimin e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës Themelore në Kumanovë.
Anëtarët njëherësh duhet të vendosin për raportet e Komisionit për gjendjen e vërtetuar faktike pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, për të diskutuar raportet për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës si dhe të formojë komision të raportuesve pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve