Lajme nga vendi
Vdekja e fëmijës 5 vjeç, Taravari: Nuk duhet të politizohet rasti, nga meningoencefalitis gjithkund në botë vdesin fëmijë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende nuk e ka marrë raportin nga Inspektorati shëndetësor dhe sanitar shtetëror nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e Klinikës për sëmundje të fëmijëve pas vdekjes së vajzës pesëvjeçare me inflamacioni në tru.
Siç tha, pret që ta marrë sot ose nesër, por pas akuzave për raste të shpeshta të vdekjes në Klinikë, vlerëson se “posaçërisht opozita shqiptare po tenton në çdo mënyrë të tregojë se tani gjithçka është katastrofë, prej se ata nuk janë më në pushtet”.
Në deklaratë për mediat para ngjarjes ku janë prezantuar rezultatet nga ajri në shkolla dhe kopshte për fëmijë në pesë komuna në shtet, Taravari deklaroi se edhe të ishin “një, dy, tre vite në pushtet, sistemi shëndetësor përsëri nuk mund gjatë natës ose për disa muaj të përmirësohet”.
“Megjithatë, sidoqoftë, nuk duhet të politizihen rastet kur fëmija ka qenë i sëmurë dhe me të vërtetë patologjia ka qenë e vështirë, pasi nga meningoencefalitisi gjithkund në botë vdesin fëmijë, për fat të keq, pra ndodh edhe tek ne. Drejtori tha se edhe statistika për mortalitetin në klinikë, ashtu që nuk është diçka spektakolare siç thonë. Në një mënyrë duan të largojnë vëmendjen e opinionit nga problemet reale, ndaj si të kritikojmë Taravarin apo drejtorin e Klinikës së fëmijëve, do të themi se ka vdekur një fëmijë. Sa i përket keqpërdorimeve mjekësore, ne kemi ndërmarrë hapa, por për pacientët që kanë sëmundje të rënda, spitalet janë vendi ku trajtohen dhe fatkeqësisht disa njerëz vdesin”, tha ministri.
Lajme nga vendi
VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për “botën serbe”, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me “shqiptarinë”. Shkurt e shqip sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë.
Në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të qytetarëve, ata shpifin, manipulojnë dhe përdorin çdo ndjenjë të popullit tonë për të mbuluar korrupsionin e tyre vetëm e vetëm për për t’i ikur korrupsionit të lartë. Vetë raporti i Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron për rrezikun e keqpërdorimit të marrëdhënieve ndëretnike për dezinformata dhe tensione, pra, modeli i pastër i BDI/AKI-së.
Lista e bashkëpunimeve të tyre të errëta është e gjatë: “Ballkani i Hapur”, që VLEN dhe Kosova e kundërshtuan me forcë si rrezik për interesat shqiptare, Bujar Osmani me 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë, plani 9-pikësh në dëm të Kosovës, Fatmir Besimi duke shtrënguar duart me gjeneralë serbë të akuzuar për krime lufte, hyrja e MTEL-it serb në tregun tone, tentativa për t’ia dorëzuar Tetovën oligarkut të sanksionuar Daka Davidoviq, nënshtetësia për Onishçenkon, nënshkruar nga Grubi. Madje edhe simbolikat e Car Dushanit, Car Samoilit, kuajve e luanëve janë pjellë e politikave të BDI-së.
Kjo është e vërteta e BDI/AKI-së. Nuk ekziston “botë serbe”, por ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet me sy të lirë në çdo komunë ku ata qeverisin. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe sot alternativa e vetme reale për ndryshim është VLEN.
Lajme nga vendi
gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare.
Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.
Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.
Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen
Lajme nga vendi
“Përgjimet”, deputetët vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës, sipas marrëveshjes nga seanca e djeshme, do të vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës. Anëtarët e komisionitnë fjale gjatë ditës së djeshme vizituan ASK-në për të kryer mbikëqyrje mbi akuzat për përgjime.
Deputetët anëtarë të komisionit për mbikëqyrje mbi punën e ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, vizituan dje Agjencinë për Siguri Kombëtare. Grupi i përbërë kryesisht prej deputetëve të VMRO-së, dhe vetëm një nga LSDM, nga ASK do të kërkuan prezantimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me informacionet e fundit për përgjime të mundshme gjatë periudhës 2019-2024.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve