Lajme nga vendi
Andonovski: Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë e-blerjeve dhe menjëherë të paraqesin mashtrimin
Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të kontrollojnë disa herë në e-platformat elektronike nëse produkti që shitet është i vërtetë dhe të konsultohen me personat të cilët kanë besim, mjekë, farmacistë,…, për të qenë të sigurt që ajo që blejnë është e sigurt për përdorim, apeloi sot ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mashtrimet e shpeshta në internet, Andonovski theksoi se është shumë e rëndësishme në raste të tilla që qytetarët të paraqesin menjëherë në mënyrë që institucionet të intervenojnë shpejt.
Mashtrimi në internet, siç tha ministri, është një fenomen me të cilin përballen të gjitha vendet, ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për platforma të pavarura si fejsbuk, instagram dhe tik-tok ndaj të cilave shtetet nuk kanë kontroll rregullator, patjetër duhet të kenë mënyra hibride apo “anësore” për t’u përballuar.
“Është shumë e rëndësishme që personat që janë abuzuar të raportojnë, por dhe personat, të quajtur influencerë, mjekë, personazhe publike,…, kur vërejnë se identiteti i tyre është vjedhur apo abuzuar, ata ta paraqesin në mënyrë që ne të mund të reagojnë menjëherë. Tashmë ekziston një fenomen i ri në instagram me formimin e profileve të rrejshme të personazheve publike. Kjo është diçka me të cilën përballemi të gjithë, por reagimi i shpejtë i institucioneve dhe platformave shtetërore lejon që ato profile të hiqen shumë shpejt. Mashtrimi në internet është një fenomen me të cilin përballen qytetarët në Maqedoni, por dhe në të gjithë Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të hapur që qytetarët që të paraqesin kur kjo të ndodhë, por duhet të punojmë shumë më tepër në ndërtimin e aftësive njohëse dhe në këtë drejtim është qendra për një internet më të sigurt në të cilën po punojmë dhe që do të jetë një burim për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, që të jenë në gjendje të njohin këtë lloj mashtrimi në internet”, theksoi Andonovski para fillimit të konferencës rajonale për e-tregti.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

