Connect with us

Lajme nga bota

Pas rënies së qeverisë, arrihet marrëveshja, zgjedhjet e parakohshme në Gjermani më 23 shkurt 2025

Published

on

Social Demokratët e kancelarit Olaf Solz dhe ligjvënësit e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje të parakohshme federale më 23 shkurt, sipas zyrtarëve qeveritarë me njohuri për bisedimet, të cilët kërkuan që diskutimet mbi planet të mbeten konfidenciale.
Siç raporton Bloomberg, Soltz-it do t’i duhet të aktivizojë votën kombëtare duke e paraqitur fillimisht dhomën e ulët të parlamentit për votëbesimin. Ky votim ndoshta do të mbahet në dy javët e para të dhjetorit dhe pasi kancelari ta humbasë atë, ai mund t’i kërkojë presidentit të shpërndajë parlamentin dhe të caktojë një datë zgjedhjesh brenda 60 ditëve.
Carsten Linnemann, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Kristian Demokrat të opozitës, i tha televizionit ZDF të martën se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen më 16 ose 23 shkurt.

“Zgjedhjet e reja janë të nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Soltz ka thënë se është i hapur për ta zhvendosur votën e besimit përpara Krishtlindjeve, pasi fillimisht synonte mesin e janarit. Ai tha se përshpejtimi i orarit do të varet nga një marrëveshje midis krerëve parlamentarë të partisë së tij dhe dy grupeve që mbështesin sfiduesin e tij Friedrich Merz, kristian-demokratin që konkurron për kancelar.

Ekonomia më e madhe e Evropës u zhyt në pasiguri politike javën e kaluar pasi Scholz shkarkoi Ministrin e Financave Christian Lindner të Partisë Demokratike të Lirë, duke shpërbërë koalicionin qeverisës në një grindje për huadhënien e parave për të rritur mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa sondazhet tregojnë se Mertz kryeson në zgjedhje, Scholtz shprehu besimin të dielën se ai mund të fitojë, duke thënë se ai ka sfiduar shifrat e dobëta të sondazheve në të kaluarën, përpara se të fitonte kancelarin në vitin 2021. Ai gjithashtu tha se pret që partia e tij ta mbështesë atë për të kërkuar një mandat tjetër.(BalkanWeb)

Advertisement

Lajme nga bota

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve

Published

on

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.

Yana Lantratova, Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Njeriut, tha se përgatitjet për shkëmbimin janë duke vazhduar.

“Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass.

Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shkëmbimet e të burgosurve kanë mbetur një nga fushat e pakta të bashkëpunimit praktik mes Moskës dhe Kievit gjatë konfliktit të armatosur që filloi në vitin 2022.

Continue Reading

Lajme nga bota

Tragjëdi në Pakistan: Zjarr në maternitet, humbin jetën 14 foshnje të posalindura

Published

on

Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në repartin e maternitetit të një spitali në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe të lënduarit janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv.

Një i porsalindur është shpëtuar, ka konfirmuar për BBC-në një zëdhënës i spitalit.

Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të repartit të nënës dhe fëmijës në spitalin PIMS, një nga spitalet kryesore shtetërore të qytetit.

Kryeministri Shehbaz Sharif ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm.
Është ngritur një komision për të hartuar një raport brenda 24 orëve.

Continue Reading

Lajme nga bota

Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi një „luftë ekonomike“ dhe izolim të Iranit në përmasa të paprecedenta, në kushtet e ngecjes së negociatave me Teheranin. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe vendet që do t’i ofrojnë mbështetje ekonomike Iranit do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.

“Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit mundësi më të madhe se unë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Trump në platformën e tij „Truth Social“, duke shtuar se Teherani “nuk e shfrytëzoi atë”.

“Prandaj, sot po shpall OPERACIONIN EKONOMIK MË TË ASHPËR që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo shtet”, shkroi presidenti amerikan. Trump shtoi se bëhet fjalë për “luftë ekonomike dhe izolim në përmasa të paprecedenta”.

Ai paralajmëroi se vendet, institucionet financiare, kompanitë, aeroportet apo strukturat shtetërore të të cilave do t’i ofrojnë “çfarëdo lloj ndihme shpëtimi Iranit”, do të përballen edhe vetë me “pasoja të mëdha ekonomike”.

Njoftimi paraqet një forcim të mëtejshëm të presionit amerikan ndaj Teheranit, në kushtet e ngecjes së vazhdueshme të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.

Advertisement

Mediat iraniane sot nuk shfaqin shqetësim të madh lidhur me kërcënimet e Trumpit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikës amerikane të presionit ndaj Teheranit, raportoi DPA.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” në “Telegram” vlerësoi se deklaratat e fundit të Trumpit janë pjesë e „luftës psikologjike dhe fushatës propagandistike“ së zakonshme, duke kujtuar se presidenti amerikan edhe në të kaluarën ka paralajmëruar rënien e Iranit dhe masa me përmasa historike.

Agjencia iraniane „Tasnim“ vlerësoi se mesazhi i Trumpit “nuk përbën ndonjë zhvillim të ri”, pasi SHBA-ja prej vitesh përpiqet të bllokojë lidhjet financiare dhe ekonomike me Iranin.

Megjithatë, Irani “ka mësuar se si t’i anashkalojë këto kufizime dhe është bërë shumë i aftë në këtë drejtim”, raportoi “Tasnim” në “Telegram”.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat