Lajme nga vendi
VMRO: Prokuroria të hetojë, ku kanë përfunduar mbi 200 mijë euro nga Klinika e Fëmijëve
LSDM-ja dhe BDI-ja në pushtet i shihnin institucionet dhe burimet shtetërore vetëm si një vend për të hedhur paratë e shtetit në xhepat e tyre privatë. Puna jo vendore me institucionet e sistemit nga LSDM dhe BDI del në sipërfaqe çdo ditë, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Këtë e konfirmojnë edhe institucionet përkatëse, siç është Revizioni Shtetëror. I tillë është shembulli me Raportin për punën e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve për vitin 2022.
Nga evidenca materiale e Klinikës shihet se vlera e pasurisë materiale është për 13,9 milionë denarë më e ulët se vlera e shënuar në evidencën kontabël dhe në fund të vitit ishte më e ulët për 12 milionë denarë.
Shtrohet pyetja, pse ka një dallim të tillë në evidencën materiale në krahasim me evidencën kontabël?”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
Kjo, siç thonë nga atje, hap dyshime dhe pista për një krim të kryer mbi 200 mijë euro.
“A kanë përfunduar në xhepa privatë mbi 200 mijë euro, një vend për investime në klinikë dhe trajtim të kategorisë më të ndjeshme të qytetarëve, fëmijëve?
Kjo është gjendja vetëm në një institucion shëndetësor dhe vetëm për një vit kalendarik dhe kushedi se çfarë kanë bërë SDS dhe BDI në objektet tjera gjatë qeverisjes së tyre shtatëvjeçare. Për këtë lloj menaxhimi të brendshëm dhe kriminal të institucioneve shtetërore duhet të ketë përgjegjësi”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

