Connect with us

Lajme nga vendi

Angellov: Shteti është i përgatitur, këtë vit nuk do të na befasojë bora

Published

on

Kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se pas mbledhjes me autoritetet kompetente për mirëmbajtje të rrugëve, mund të konfirmojë se bora sivjet nuk do t’i zë të papërgatitur autoritetet. Angellov thotë se janë marrë të gjitha masat për menaxhim të situatës në rast të reshjeve të mëdha të borës.

“Si shtet jemi të përgatitur për sezonin e dimrit që vjen, respektivisht për reshjet e borës. Paraprakisht dua të them, dhe të apeloj deri te qytetarët, që t’i ndajnë faktet nga mendimet e zakonshme, që mund të shpërndahen në rrjetet sociale çdo vit, që bora sërish i befasoi autoritetet kompetente. Këtë vit autoritetet kompetente nuk do të befasohen”, tha Angellov./tv21.tv

Lajme nga vendi

KSHZ: Dorëzimi i listave të kandidatëve deri më 13 shtator, fushata fillon më 29 shtator

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdit në seancën e 128-të i miratoi afatet për të gjithë veprimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2025, pasi paraprakisht sot ato kryeparlamentari Afrim Gashi.

Fushata zgjedhore për raundin e parë fillon më 29 shtator në ora 00:00 dhe zgjat deri më 17 tetor deri në ora 24. Për raundin e dytë fushta zgjedhore do të zgjasë deri më 31 tetor deri në ora 24.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko i kumtoi detyrimet sipas Kalendarit të cilët, siç tha, do të publikohen si veprime të posaçme zgjedhore.

Informoi se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, gjegjësisht nga sot, KSHZ do të dorëzojë kërkesë me shkrim deri te Ministria e Punëve të Brendshme për azhurnim të Listës zgjedhore dhe për 48 orë MPB do të duhet të dorëzojë të dhëna. Nga 23 gusht deri 11 shtator deri në ora 00:00 Lista zgjedhore do të vendoset në mbikëqyrje publike në të gjithë sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së (të cilët do të punojnë në dy turne) ku qytetarët do të mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre. Lista zgjedhore do të mbyllet më së voni 15 ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes publike gjegjësisht 26 shtator.

Deri më 13 shtator deri në ora 24 është afati deri kur do të mund të dorëzohen listat e kandidatëve të pjesëmarrësve në zgjedhje deri te komisionet zgjedhore komunale. Shortin për numrat radhitës të fletëvotimit KSHZ-ja do ta organizojë më së voni deri më 25 shtator. Më së voni deri më 16 tetor, gjegjësisht tre ditë para zgjedhjeve, të gjithë dorëzuesit e listave me kandidatët e konfirmuar kanë të drejtë të dorëzojnë propozime për përfaqësues të autorizuar gjegjësisht vëzhgues në zgjedhje deri te organet zgjedhore – deri te KZK dhe për vëzhgim në ditën e sotimit për këshillat zgjedhor.

Advertisement

Më së voni deri më 27 shtator do të nënshkruhet Kodeksi për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Mediat kanë të drejtë të bëjnë regjistrim më së voni tre ditës nga shpallja e zgjedhjeve, gjegjësisht deri më 12 gusht deri në ora 24. Regjistrimi i mediave mund të bëhet në mejl të posaçm zyrtar të KSHZ-së i publikuar në ueb-faqe ose drejtëpërdrejtë në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Më së voni deri më 14 gusht deri në ora 24 mediat duhet t’i dorëzojnë listat e çmimeve.

Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik (sondazhet) mund të publikohet më së voni deri 13 tetor deri në ora 24, ndërsa për raundin e dytë deri më 27 tetor në mesnatë.

Më së voni deri më 18 shtator KSHZ-ja do t’i publikojë në Gazetën Zyrtare përshkrimet e të gjithë vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa komisionet zgjedhore komunale duhet t’i publikojnë ato nëpër komuna në vende të dukshme më së voni deri më 3 tetor.

Akreditimet për vëzhgues vendor dhe të huaj, organizata joqeveritare dhe institucione qeveritare mund të dorëzohen deri te KSHZ-ja nga sot përfundimisht me 9 tetor, gjegjësisht dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Advertisement

Të sëmurët dhe të pafuqishmit deri më 10 tetor do të munden që me njoftim përmes autorizuesit të paraqiten deri te KZK për votim në kushte shtëpie, ndërsa deri më 14 tetor është afati deri kur duhet të paraqiten personat që janë në paraburgim shtëpiak. Pleqtë, ata nëpër azilet për pleq, në INP dhe në paraburgim shtëpiak do të votojnë një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 18 tetor.

Më së voni tre ditë para votimit, KSHZ-ja do ta dorëzojë materialin e besueshëm dhe të pabesueshëm deri te të gjithë 80 komisionet zgjedhore komunale dhe deri te komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit. Një ditë para zgjedhjeve, komisionet zgjedhore komunale janë të detyruara ta dorëzojnë materialin zgjedhor deri te çdo vendvotim.

Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në dy runde në tetor 2021. Rundi i parë u mbajt me 17 tetor dhe rundi i dytë me 31 tetor. Të drejtë votimi kidhin 1.824.864 banorë të RMV-së. Në zgjedhjet e rundit të parë me 17 dhjetor votuan 51,4%, ndërsa në rundin e dytë votuan vetëm 49,65%.

Atëkohë VMRO fitoi 39 komuna, LSDM – 16 komuna, BDI-10, Aleanca për Shqiptarët – 3 komuna, Besa – 2 komuna, GROM – 1 komunë.PLD/DOM – 1 komunë dhe të pavarurit- 3 komuna. (Portalb.mk)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë

Published

on

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Për një javë dy aeroplanë përplasen me tufën e shpendëve

Published

on

Në vetëm një javë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë regjistruar dy incidente të ndara ku avionë pasagjerësh janë përplasur me jato zogjsh, duke ngritur shqetësime për sigurinë ajrore.

Rasti i parë – fluturimi i “Wizz Air” drejt Bazelit

Incidenti i parë ndodhi të mërkurën rreth orës 18:00, kur një avion i kompanisë “Wizz Air” i tipit Airbus A320-232, në fluturimin nga Shkupi për në Bazel, u përplas me një jato zogjsh menjëherë pas ngritjes nga pista.

Sipas informacioneve, një zog më i madh ka goditur njërin nga motorët, duke shkaktuar vibrime për shkak të dëmtimit të tehëve. Edhe pse të dy motorët vazhduan të funksionojnë, kapiteni vendosi të kthejë avionin dhe të ulet në mënyrë të sigurt, duke ndjekur protokollet e sigurisë.

Pasagjerët u evakuuan normalisht, pa shpallje emergjente, ndërsa avioni mbeti i bllokuar në tokë për kontroll teknik.

Advertisement

Rasti i dytë – anulimi i ngritjes nga “Austrian Airlines”

Disa ditë më vonë, një tjetër avion i tipit të njëjtë, kësaj radhe i kompanisë “Austrian Airlines”, në fluturimin e mëngjesit për në Vjenë, u përball me një situatë të ngjashme.

Rreth orës 04:30 të mëngjesit, ekuipazhi ndërpreu ngritjen ndërsa avioni ndodhej në pistë, për shkak të pranisë së një jate zogjsh. Pas verifikimeve të nevojshme, fluturimi u vonua me rreth katër orë.
Zogjtë po adaptohen, masat nuk mjaftojnë

Koncesionari i aeroportit, TAV, ka konfirmuar se përdor mjete për frikësimin e zogjve – siç janë topat ajrorë me zë të lartë – por është vërejtur një rritje e numrit të zogjve në zonën e aeroportit, si dhe një adaptim i tyre ndaj këtyre masave.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), 90% e përplasjeve me zogj ndodhin pranë aeroporteve, kryesisht gjatë ngritjes ose uljes. Edhe pse motorët modernë janë ndërtuar për të përballuar goditje nga zogj të vegjël, përplasjet me zogj të mëdhenj ose me jato të tëra mund të shkaktojnë dëme serioze.

Advertisement

Siguria në fokus

Ekspertët theksojnë nevojën për masa shtesë dhe monitorim më të rreptë të faunës përreth zonës ajrore, për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen, të cilat, edhe pse nuk kanë rezultuar me pasoja, paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve.https://zhurnal.mk/

Continue Reading

Më të lexuarat