Lajme nga vendi
Gjenerali Uesli Klark shpallet Qytetar Nderi nga Komuna e Çairit
Gjeneral Wesley Clark, mirë se vini në Shkup! Ishte mbishkrimi në fotografinë gjigante e gjeneralit Clark në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Ai, sot u shpall qytetar nderi i komunën së Çairit.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, para se t’i ndante çmimin e qytetar i nderit, tha se kontributi i gjeneralit Clark ishte kolosal për stabilitetin e rajonit.
“Angazhimi juaj i pa lëkundur për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin njerëzor ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë botën se paqja nuk është vetëm çështje e interesave strategjike por një angazhim moral për të mbrojtur jetën dhe të drejtat themelore të çdo individi”, deklalroi Visar Ganiu – Kryetari i Komunës së Çairit.
“Ishte një moment në kohë 25 vite më herët dhe më kujtohet dhe mbaj mend që në muajin pasardhës kishte shqetësim, konfuzion, tension.
Kishte thashetheme për konflikt dhe konflikt aktual. Kishte probleme në male këtu ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe në një mënyrë neper të gjithë këtë u shfaq paqja dhe demokracia është këtu…Sot është privilegj të jem këtu në Shkup, dhe të shoh paqen, prosperitetin dhe të ndjej entuziazmin, shpresën dhe besimi për të ardhmen”, deklaroi Wesley Clark – Gjeneral në pension i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Wesley Clark është njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia. Wesley Clark, është gjenerali amerikan që dha urdhër për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe që ndaloi luftën në Kosovës. Gjatë 34 viteve të tij në Ushtrinë e SHBA-së, Wesley Clark u ngrit në rangun e gjeneralit me katër yje dhe si komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Clark komandonte Forcën Aleate të Veprimit, veprimi i parë i madh i NATO-s për luftën, i cili shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik në Kosovë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

