Lajme nga vendi
Janë paraparë 28 punësime për zhvillimin funksional të çerdhes së re në Tetovë
Nga takimi I fundit me ministren e Arsimit dhe Shkencës që patëm si komunë e Tetovës nxorrëm në përfundim që ndërtohen 6 salla sportive në komunën e Tetovës, edhe atë një në shkollën fillore “Istikball’, “Naim Frashëri”, në “Kirili dhe Metodi”, “Liria”, “Migjeni” dhe një në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Xhepçisht.
Me ministren u dakorduam në dinamikën e ndërtimit të sallave ku paraoprakisht do të ndërtohen tri salla dhe u dakorduam që pas mbarimit të tri sallave të ndërtohen tri salla të tjera.
Pjesa se cila sallë do të jetë e para e dyta apo e treta, do të jetë në vijim e sipër gjatë vitit 2025, gjatë bisedimeve me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. I’a vlen të theksohet se këto salla janë pjesë e projektit të Ministrisë së Arsimit që e ka për ndërtimin e sallave në të gjitha komunat, një projekt që është dashur të realizohet shumë moti, mirëpo qeveria paraprake këtë projekt e ka pasur në sirtare, ndërsa me ardhjen e qeverisë së re ky projekt doli në pah. Besoj se një periudhë shumë të shkurtër shkollat fillore në komunën e Tetovës, do t’I kenë kushtet e nevojshme për ti zhvilluar aktivitetet sportive. I’a vlen të theksohet që me ndërtimin e sallave ne si komunë e Tetovës kemi paraparë në buxhetin tonë për vitin 2025, ndërtimin e dy pishinave edhe atë në Shkollën Fillore Komunale “Kirili dhe Metodi” dhe në shkollën fillore “Naim Frashëri”.
Projektet janë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe janë dy lloje, me tribinë dhe pa tribinë.
E vetmja punë që jemi në procedurë dhe besoj deri në fundvit, do të mbarojë edhe marrja e lejes nga komuna e Tetovës për ndërtimin e sallave sportive.
Varet nga kushtet. Disa me shumë gjasa, ekipi I sektorit për arsim njejtë me sektorin e urbanizmit dhe të zhelit (ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL) kanë dalë në terren ku dy shkolla ose tri nuk I plotësojnë kushtet për salla me tribina.
Në pranverë është starti I kësaj.
Ka hapësira të mëdhaja, posaçërisht “Kirili dhe Metodi”, dhe kur është ndërtuar si shkollë aty është paraparë të ndërtohen salla dhe pishina. Mirëpo tani edhe me ndërtimin e çerdhes, nuk besoj se do të ngufatet, prap ka hapësirë edhe për fushë sportive të gjerë, veç sallës.
Për çerdhen janë mbaruar të gjitha procedurat, së fundmi u bë regjistrimi I çerdhes nga komuna, bartja në emrin e çerdhes “Rinia”, tani ka mbetur procedura e vendeve të punës, të njëjtit janë dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe sipas informatave të fundit presim pëlqim nga Ministria e Financave, bëhet fjalë për afërsisht 28 vende pune të profileve të ndryshme, dhe me lëshimin e pëlqimit të tyre atëherë çerdhja do të fillojë të funksionojë mënjëherë.
Besoj do ta bëjmë një hapje zyrtare ku do të jenë të ftuar mediat, Ministria e politikës sociale dhe të financave. Deri në fund të vitit patjetër e kanë të japin pëlqimet sepse përndryshe rrezikohen të humbin financimet e reja në vitin 2025./TV KOHA/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

