Lajme nga vendi
Forcat Speciale pjesë e stërvitjes “Wise Wolf – 24” në Maqedoninë e Veriut

Forcat Speciale shqiptare morën pjesë në stërvitjen “Wise Wolf – 24” të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për sigurinë, Forcat Speciale, së bashku me kolegët e tyre nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, morën pjesë në një nga stërvitjet më intensive të trupave elitare.
“Wise Wolf – 24” u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, ku u praktikuan qitja, infiltrimi nga ajri dhe teknikat e luftimit në qendrat e banuara.
Kjo stërvitje është e lidhur ngushtë me kalendarin e aktiviteteve të përbashkëta që organizohen nga FA me aleatët në rajon.
Lajme nga vendi
Rritje e përqindjes së turistëve nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, turistët nga Turqia ende me numër më të madh

Maqedonia po përjeton një intensifikim të trafikut turistik dhe një rritje të interesit të turistëve të huaj nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila analizoi të dhënat e fundit mbi lëvizjen e turistëve të huaj në vend për pesë muajt e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
“Është regjistruar një rritje prej 23,6 për qind te turistët e huaj dhe rritje prej 18,7 për qind te bujtjet e realizuara. Në pesë muajt e parë të vitit 2025, qarkullimi turistik në Maqedoni shënon rritje të dukshme në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024. Veçanërisht dallohet Gjermania me rritje prej 219 për qind në numrin e turistëve dhe 146 për qind në bujtje, duke treguar një interes të shtuar ndjeshëm të turistëve gjermanë për të vizituar vendin tonë. Franca regjistroi rritjen më të lartë me 398 përqind më shumë turistë dhe 303 përqind më shumë bujtje, duke u pozicionuar si një objektiv i ri strategjik i politikave turistike. Britania e Madhe regjistroi një rritje të konsiderueshme prej 204 përqind të numrit të turistëve dhe 139 përqind të bujtjeve. Turqia, e cila ishte tregu kryesor në vitin 2024, vazhdon me një rritje të qëndrueshme prej 11 përqind të numrit të turistëve dhe 21 përqind të bujtjeve, duke ruajtur pozicionin e saj të parë për sa i përket numrit të përgjithshëm të turistëve dhe bujtjeve”, informoi Ministria.
Këto rezultate, nënvizohet në kumtesë “konfirmojnë dinamikën pozitive dhe interesin e rritur për Maqedoninë si destinacioni turistik atraktiv i hartës evropiane”.
“Maqedonia shënon një interes në rritje midis vizitorëve të huaj për turizëm kulturor në muajt jashtë sezonit tradicional, gjë që kontribuon ndjeshëm në anulimin e turizmit sezonal, rritjen e të ardhurave totale nga turizmi dhe forcimin e ekonomisë lokale. Ky trend është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse krijon aktivitet të vazhdueshëm turistik gjatë gjithë vitit, angazhon komunitetet lokale, artizanët, guidat dhe ofruesit e ushqimit, dhe mundëson zhvillim të ekuilibruar ekonomik jashtë qendrave turistike”, deklaron Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Ministria shton se do t’i përdorë këto të dhëna “për të synuar me saktësi aktivitetet promovuese, për të përgatitur programin e sektorit të turizmit, për të forcuar lidhjet ajrore me tregjet e reja dhe për të mbështetur në mënyrë aktive operatorët e turizmit”.
Lajme nga vendi
Nga nëntori, fluturime të reja nga Shkupi drejt pesë qyteteve evropiane

Nga nëntori i këtij viti, Shkupi do të lidhet edhe me pesë destinacione të reja evropiane përmes linjave të reja të rregullta ajrore, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Destinacionet e reja janë Madridi dhe Stokholmi, me fluturime drejt Shkupit që nisin në nëntor, si dhe Praga, Bari dhe Këlni, linjat e të cilave do të fillojnë në dhjetor.
“Këtë mëngjes e nënshkruam marrëveshjen për pesë destinacione të reja që do të operohen nga Aeroporti i Shkupit. Këto linja ajrore do të sjellin më shumë turistë, më shumë biznese në Maqedoni dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët,” deklaroi Nikolloski.
Me këto pesë linja të reja, numri i linjave të reja ajrore të hapura gjatë vitit të fundit arrin në 16. Zëvendëskryeministri bëri të ditur se të dhënat nga aeroportet konfirmojnë trendin e rritjes – në gjysmën e parë të vitit 2025, përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit janë transportuar gjithsej 1.5 milionë pasagjerë. Kjo paraqet një rritje prej 5% në Aeroportin e Shkupit dhe 11% në atë të Ohrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Në periudhën e ardhshme do të ketë edhe lajme të mira – do të shpallim linja të tjera të reja ajrore,” shtoi Nikolloski, duke shprehur shpresën se këto risi do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e lidhjes së Maqedonisë me Evropën.
Lajme nga vendi
Andonovski: Studentët të aplikojnë për vauçer për blerje të pajisjeve elektronike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë për vauçer për blerje të pajisjeve elektronike.
“Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të rinjve të regjistrohen në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, aplikimi për vauçer ende nuk ka filluar, por të krijojnë profilin e tyre në mënyrë që më pas, lehtësisht, nga shtëpia, të aplikojnë për një kupon”, theksoi Andonovski në “Kanal5”.
Andonovski shpjegoi se Kryeministri e njoftoi këtë masë 10 muaj më parë, por vitin e kaluar ishte tepër vonë për t’u parashikuar në buxhet. Këtë vit, pas përgatitjeve të bëra nga Qeveria, fondet janë parashikuar në buxhet dhe zbatimi i saj po fillon menjëherë.
“Mbi 50 milionë euro do të ndahen për vauçer për pajisje elektronike për studentët, ky është digjitalizim në praktikë sepse nuk mund të digjitalizojmë vetëm shërbimet, por duhet t’u ofrojmë edhe mjete të rinjve dhe të rrisim shkrim-leximin digjital”, shtoi Ministri.
Ministri theksoi gjatë vizitës së tij se qeveria po zbaton një sërë masash dhe projektesh në të cilat fokusi kryesor është tek të rinjtë, duke theksuar hapjen e institucioneve ndaj të rinjve.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve