Connect with us

Lajme nga vendi

Inspektorati i Zbatimit të Gjuhës doemos duhet të aktivizohet me gjobitje!

Published

on

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve kanë filluar me punë edhe dy institucione të posaçme që do të kujdesen për zbatimin e ligjit në terren. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, që nga kjo kuptohet se një institucion jep ndihmë në zbatimin, ndërkaq Inspektorati inspekton zbatimin në praktikë aty ku konstaton shkelje të këtij ligji ka mekanizma ndëshkues varësisht rastit apo nivelit të shkeljes. Dyja institucionet udhëhiqen nga shqiptarët, kuadro të VLEN, që tani duhet të dëshmojnë se vërtetë janë të interesuar për zbatimin e këtij ligji ashtu siç i ka hije, shkruan Zhurnal.

Zbatimi i shqipes, Idrizi paralajmëron inspektime –

Drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, Arsim Idrizi në intervistën për Alsat e komentoi deklaratën e ministrit të Administratës Goran Minçev, i cili tha se komunikatat do të vazhdojë t’i dërgojë në maqedonisht, por nëse dikush kërkon do t’i përkthejë.

Sipas Idrizit, kjo megjithatë nuk është çështje dëshire, por është çështje obligimi. Në lidhje me Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve, e cila e ka fshirë përdorimin e shqipes prej kur ka ardhur në krye të saj Ivan Stoillkoviq tha se pret që ta tejkalojnë problemin teknik. Idrizi, paralajmëroi inspektime në periudhën e ardhshme.

“Do të thotë, kjo nuk është nëse do apo nuk do, mirëpo ligji e obligon që të gjitha kumtesat, shkresat, memorandumet të jenë në dy gjuhë. Në çdo komunikim. A e ka shkelur ligjin zotëri Minçev? Unë mendoj se është një deklaratë e ngutshme”. A do të garantoni se do të inspektoni në këto dy ministri? Absolutisht po, jo vetëm këto, por në secilin institucion shtetëror të cilët janë të obliguar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhës ta respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve ta respektojnë gjuhën shqipe edhe gjuhët tjera, ne do të inspektojmë”, deklaroi Arsim Idrizi, drejtor i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve.

Advertisement

Shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve shpesh është konstatuar edhe në Komunën e Gazi Babës ku qytetarët shqiptarë kanë rezultuar më shumë se 20% sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, 2021.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal pati kontaktuar edhe drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizin, i cili tha se kjo çështje do të rregullohet me doemos sepse edhe ashtu është lënë zvarrë nga paraardhësi im. Secili kryetar e drejtor pavarësisht cilit subjekt apo etni i takon do të ndëshkohet sipas predispozitave ligjore. Pra, sipas Idrizit përballë ligjit të gjithë jemi të barabartë e si të tillë duhet të trajtohemi.

“Kam shqyrtuar dokumentacionet dhe kam vërejtur që nga paraardhësi im është ndërmarrë vetëm masa të mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme që ndërlidhen vetëm me faqen zyrtare të komunës. Por, që kam konstatuar që është e pamjaftueshme për ta zgjidhur problemin në tërësi. Prandaj, kam marrë vendim konkret që sa më parë të formohet grup i posaçëm që të jetë në vëzhgim pra flas për inspektim të rregullt në këtë komunë”, pati thënë Arsim Idrizi për Zhurnal, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Ai tutje shtoi se muajin që vjen do të dërgohet inspektim i rregullt nëse nuk janë bërë korrigjimet e duhura të parapara sipas aktvendimit të Inspektoratit i njëjti do të ndëshkohet sipas predispozitave të parapara ligjore. Pra, ndëshkim do të ketë porsa të konstatohen shkeljet.

“Kryetari Komunës së Gazi Babës është rast i rrallë edhe më i ndërlikuar për faktin se kjo komunë i nënshtrohet respektimit e zbatimit të plotë të ligjit pas rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, prandaj është më delikata dhe u nevojiten kohë. Edhe pse ky kryetar e ka një aktvendim nga Inspektorati për ndryshimet që duhet t’i bëj, nëse nuk i përfundon deri në fund të vitit do të merren masa ndëshkuese. Pra, përsëris kësaj komune i është më dashtë më kohë prandaj nuk kemi vepruar menjëherë. Dhe, nën udhëheqjen time do të formohet inspektim i rregullt në këtë komunë për të evituar gjitha shkeljet e mundshme, si në tabela, vulë, aktet ligjore e gjithçka tjetër” ka përfunduar drejtori Idrizi për Zhurnal.

Advertisement

Se nuk zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në përgjithësi e në veçanti që nuk respektohet gjuha shqipe në këtë komunë është lehtë e kuptueshme, në hyrje të komunës është tabela e vendosur vetëm në një gjuhë, atë maqedonase, pastaj një kërkim i thjesht në faqen e internetit vërehet se gjuha shqipe nuk është askund. E kjo gjë pritet të marrë fund edhe me masat ndëshkuese e vëzhguese të paralajmëruara nga drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi. Ligjet ekzistojnë sepse duhet të zbatohen në të kundërtën humbë kuptimi edhe i pushtet ligjvënës që kot sjellin ligje kur në praktikë të njëjtit shkelen e nuk zbatohen. /Zhurnal.mk

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 07 Tetor

Published

on

Dje në orën 15:40, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria një 45-vjeçar nga fshati Zdunjë, rrethina e Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafik, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet udhëtarësh “Opel Vectra” me targa të Gostivarit pa leje drejtimi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….

Dje në orën 14:00 në SPB Tetovë, një grua 33-vjeçare nga Republika e Malit të Zi ka denoncuar se ish-partneri i saj, një 43-vjeçar, nga fshati Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, i cili nga shtatori i vitit 2026 ndodhet në vuajtje të dënimit me burg në Burgun e Tetovës, nga numra të ndryshëm telefoni dhe përmes një aplikacioni celular ka dërguar kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia e trafikut me 33 skuterë të rinj “Piaggio Beverly 310”

Published

on

Parku i automjeteve të policisë së trafikut në Maqedoninë e Veriut është pasuruar me 33 skuterë të rinj “Piaggio Beverly 310 HPE”, në version të posaçëm policor.

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 33 skuterët e rinj policorë, të siguruar nga Këshilli Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor (KRSSTR). Dorëzimi zyrtar u bë në prani të ministrit të Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, dhe kryetarit të KRSSTR-së, Goran Angelovski.

Së bashku me skuterët është siguruar edhe pajisje e plotë mbrojtëse për motoçiklistët, përkatësisht për secilin polic:

helmetë mbrojtëse;
xhaketë dhe pantallona motoçiklistike;
çizme motoçiklistike;
doreza për verë dhe dimër.

Vlera totale e furnizimit është 16.845.561 denarë, ose rreth 274 mijë euro. Në këtë shumë përfshihen si skuterët, ashtu edhe pajisjet mbrojtëse.

Advertisement

“Piaggio Beverly 310 HPE” është skuter italian i kategorisë maxi-skuter, me motor 310 kubikë që zhvillon rreth 27,7 kuaj fuqi. Transmisioni automatik CVT, rrotat e mëdha dhe përmasat kompakte e bëjnë atë të përshtatshëm për lëvizje në trafikun urban.

Për policinë e trafikut, skuterët mundësojnë lëvizje më të shpejtë në trafikun e dendur, qasje më të lehtë në vendet e aksidenteve dhe rregullim më efikas të trafikut në rrugët dhe kryqëzimet e frekuentuara.

Nga MPB-ja thonë se blerja e re synon të rrisë mobilitetin e policisë së trafikut, të mundësojë kontroll më efikas të komunikacionit dhe të përmirësojë kushtet e punës së pjesëtarëve të policisë.

Ministri Panço Toshkovski theksoi se furnizimi është pjesë e aktiviteteve më të gjera për modernizimin e policisë dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ndërkaq, nga KRSSTR-ja u bë e ditur se do të vazhdojnë investimet për pajisjen e njësive policore që janë përgjegjëse për kontrollin e trafikut.

Advertisement

Me 33 “Piaggio Beverly 310”, policia e trafikut fiton mjete të reja që pritet të mundësojnë reagim më të shpejtë dhe mobilitet më të madh, veçanërisht në kushtet e trafikut të dendur urban.

Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nis shpërndarja e kartelave për “naftën e gjelbër”, mbi 48 mijë fermerë përfitojnë

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka nisur shpërndarjen e kartelave për “naftën e gjelbër” për fermerët, në një periudhë kur po përgatiten tokat për përpunimin vjeshtor dhe mbjelljen.

Për këtë masë këtë vit janë siguruar 584 milionë denarë, rreth 9.5 milionë euro, ndërsa janë përgatitur gjithsej 48.037 kartela.

Shpërndarja ka nisur në Sveti Nikollë, ndërsa më pas ka vazhduar në Manastir, bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski.

Mbështetja financiare varet nga sipërfaqet dhe kulturat bujqësore të deklaruara në kërkesat për pagesa direkte për vitin 2025 dhe varion nga 3.200 deri në 12.000 denarë për hektar.

Për kulturat drithore, si gruri, elbi, misri dhe orizi, fermerët përfitojnë 3.200 denarë për hektar. Për lulediellin, kolzën, jonxhën dhe disa kultura të tjera mbështetja është 4.800 denarë për hektar.

Advertisement

Për kulturat kopshtare dhe vreshtat janë paraparë 9.600 denarë për hektar, ndërsa mbështetja më e lartë, prej 12.000 denarësh për hektar, është për mollën, dardhën, kumbullën, pjeshkën dhe disa kultura të tjera frutore.

Për ftonjtë, shegët, bajamet, lajthitë dhe kultura të tjera të kësaj kategorie ndahen 8.800 denarë për hektar, për duhanin 11.000 denarë, ndërsa për arrat dhe gështenjat 6.000 denarë për hektar.

Në Sveti Nikollë janë shpërndarë kartelat e para nga gjithsej 1.900, me vlerë mbi 38.2 milionë denarë. Në Manastir janë përgatitur 3.858 kartela, me vlerë të përgjithshme prej rreth 57.5 milionë denarësh.

Sipas Ministrisë, qëllimi është që ndihma financiare të arrijë te fermerët pikërisht në periudhën kur ata kanë shpenzimet më të mëdha për përgatitjen e tokave, blerjen e farërave dhe plehrave, si dhe mirëmbajtjen e mekanizimit bujqësor.

Masa zbatohet përmes Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026.

Advertisement

Gjatë vizitës në Manastir, ministri Serafimovski është takuar edhe me bletarë nga Pellagonia. Në takim është bërë e ditur se në Ministri janë përgatitur urdhërpagesat për subvencionet e bletarëve dhe se pagesa pritet të realizohet sa më shpejt.

Ndërkohë, është paralajmëruar edhe brendimi i mjaltit maqedonas, përkatësisht atij të Mariovës, me qëllim promovimin e mëtejshëm të origjinës dhe cilësisë së tij.

Continue Reading

Më të lexuarat