Connect with us

Lajme nga vendi

“Gjuha shqipe nuk preket – Ali Ahmeti mbjellë tension dhe ankth të sajuar”, intervistë me Arben Taravarin në prag të mbledhjes së dy qeverive

Published

on

Në një intervistë për Albanian Post, Arben Taravari ka treguar për qëllimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, i është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare, ka folur për ndryshimet kushtetuese, procesin e integrimit evropian, mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe të arriturat e “VLEN”-it si pjesë e qeverisë së Mickoskit.

Ministri shqiptar i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, njëherësh njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe RMV-së janë më të mira se kurrë më parë dhe se po punojnë për ta çuar bashkëpunimin në një nivel edhe më të lartë.

Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për Albanian Post, në ditën kur në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje që do të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologu maqedonas, Hristijan Mickoski, Taravari ka treguar se do të nënshkruhen marrëveshje për Pikat e Përbashkëta Kufitare, Marrëveshje Energjetike dhe Memorandum për Arsim, Shkencë dhe Inovacion.

“Fakti që shqiptarët janë shtetformues dhe VLEN është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi i kryeministrit tonë Mickoski ndaj platformës tonë si VLEN, e bën këtë mbledhje organike dhe të pritshme”, tha ai, kur pyetet se cili është qëllimi i kësaj mbledhje.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të premten kërkoi që në mbledhjen e përbashkët Qeveria e Kosovës të ngritë shqetësimin për cenimin e gjuhës shqipe në RMV, pas paralajmërimeve se Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë disa nene të Ligjit për gjuhë, të cilat do të cilat do ta afektonin derjtëprejdet përdorimin e gjuhës shqipe.

Advertisement

Por, sipas mjekut të shndërruar në politikan, krejt çuditshëm, “ndonëse jo papritur”, Ahmeti është duke “mbjellë tension dhe ankth të sajuar”.

Taravari tha se ndien “keqardhje” që lideri i BDI-së është katandisur “në një gjendje paniku të vazhdueshme”, derisa dha garanci se gjuha shqipe nuk do të rrezikohet në asnjë rrethanë.

“Ai [Ahmeti] dhe cilido që është shqetësuar për gjuhën shqipe, të jetë i qetë, sepse askush nuk mund ta cenojë atë. ‘VLEN’ është garanci se gjuha shqipe nuk preket!” theksoi ai.

Opozita shqiptare në RMV dhe jo vetëm, vazhdimisht janë duke e cilësuar Qeverinë e Mickoski-t si “anti-shqiptare”, sidomos pas shfuqizimit të Balancuesit (mekanizëm që rregullonte përfaqësimin e drejtë të komuniteteve), zëvendësimin e shqiptarëve nëpër institucionet publike kryesisht me maqedonas, etj.

Por, përsëri, nga prizmi i një prej akterëve kryesor shqiptar në qeverinë e Mickoski-t, këto akuza janë të paqëndrueshme.

Advertisement

“Është shqetësuese se çfarë gjendje po tregon opozita shqiptare. E frikësuar nga pasojat e bëmave të veta po përpëlitet midis gënjeshtrash dhe sajimesh. BDI-ja, po vazhdoi kështu, do të shkojë drejt një eliminimi total nga fusha politike”, shtoi ai.

Koalicioni “VLEN” gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit, si kusht për t’u bërë pjesë e qeverisë, kishte paraqitur miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si futjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës – kërkesë eksplicite e Sofies zyrtare për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të RMV-së.

Mirëpo, deri më tani, qeveria e Mickoski-t, ku bën pjesë edhe “VLEN”-i, nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, derisa Taravari shprehet optimist se do të ndodhin, paçka se nuk ka datë konkrete.

“Sigurisht që kryeministri e ka pjesë të agjendës së tij ndryshimet kushtetuese. Këto ndryshime varen nga disa faktorë të tjerë që nuk janë në dorën tonë, por jemi krejtësisht të bindur se këto ndryshime do të ndodhin së shpejti”, deklaroi ministri shqiptar në qeverinë e RMV-së.

Intervista e plotë e Arben Taravarit për Albanian Post:

Advertisement

Albanian Post: Z. Taravari cili është qëllimi i mbledhjes së dy qeverive dhe çka konkretisht dëshironi të arrini përmes saj?

Arben Taravari: Në kemi një lidhje të fortë të natyrshme dhe të kuptueshme midis dy shteteve tona, që madje shkon përtej fqinjësisë së mirë. Fakti që Shqiptarët janë shtetformues dhe VLEN është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi i kryeministrit tonë Mickovski ndaj platformës tonë si VLEN, e bën këtë mbledhje organike dhe të pritshme. Në këtë mbledhje ne do të bëjmë marrëveshje për Pika të Përbashkëta Kufitare, Marrëveshje Energjetike dhe Memorandum për Arsim, Shkencë dhe Inovacion.

Albanian Post: Si ndër akterët kryesorë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, a mund të na thoni se ku qëndrojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut?

Arben Taravari: Në nivelin më të mirë që kanë qenë ndonjëherë.

Albanian Post: Pjesë e Qeverisë së RMV-së, në postin e zëvendëskryeministrit është edhe Ivan Stoilkoviç, një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe proklamues i politikave fashiste serbe. A e keni ngritur shqetësimin në lidhje me qëndrimet e tij tek kryeministri Mickoski dhe a do të jetë ai pjesë e delegacionit të qeverisë të hënën në Prishtinë?

Advertisement

Arben Taravari: Mos harroni se Qeveria jonë vjen të nënshkruajë bashkëpunime të ngushta me shtetin e Kosovës.

Koalicioni Qeveritar është një marrëveshje shumë më serioze se sa opinioni i një njeriu e sidomos kur opinioni i tij i përket një mentaliteti sa të vjetër po edhe aq të gabuar.

Në dijeninë time z.Stoilkoviç nuk do të jetë i pranishëm në Mbledhjen e Prishtinës por edhe nëse po, do të ishte super, sepse ai do të ishte dëshmitar në vetë të parë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më afër se kurrë.

Albanian Post: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që në mbledhjen e përbashkët ta diskutojë çështjen e cenimit të Gjuhës Shqipe në RMV. Cila është përgjigja juaj për këtë temë dhe sa ka rrezik cenimi i Gjuhës Shqipe, pas paralajmërimeve se Gjykata Kushtetuese mund t’i shfuqizojë disa nene të Ligjit për Gjuhë?

Arben Taravari: Më vjen keq që opozita e z.Ahmetit është katandisur në një gjendje paniku të vazhdueshme. Krejt çuditshëm por jo edhe papritur, ai është duke mbjellë tension dhe ankth të sajuar. Dërgon letra të mbushura me shqetësime imagjinare, trillon dhe sajon kinse Maqedonia po rrezikon stabilitetin e nuk e di çmos! Latinët e quajnë Panem et Circenses-Bukë dhe Cirk, është një shprehje që i dedikohet politikanëve që duan të zhvendosin vëmendjen e Popullit diku tjetër.

Advertisement

Kështu edhe z.Ahmeti duke ditur se çfarë ka bërë dhe sa keq ka i ka bërë shumë punë, shpik e sajon që të harrohen punët e tij.

Ai dhe cilido i shqetësuar për gjuhën Shqiptare të jetë i qetë sepse askush nuk mund ta cenojë atë. VLEN është garanci se gjuha shqipe nuk preket!

Albanian Post: Cili do të jetë qëndrimi i juaj, por edhe i koalicionit “VLEN” nëse shfuqizohet gjuha shqipe?

Arben Taravari: Është pyetje retorike. Ne jemi shqiptarë dhe platforma jonë para së gjithash është pro-shqiptare. VLEN vetëm nëse Shqiptarët janë të përfaqësuar denjësisht.

Albanian Post: Ka akuza të vazhdueshme, posaçërisht nga opozita shqiptare në RMV, se Qeveria e Mickoski-t ka një qasje “anti-shqiptare”, kjo pasi që një numër i konsiderueshëm i punonjësve shqiptarë në administratën publike u zëvendësuan kryesisht me maqedonas, por edhe pas shfuqizimit të Balancuesit. Si i përgjigjeni ju këtyre akuzave?

Advertisement

Arben Taravari: Po e thashë më lart, është shqetësuese se çfarë gjendje po tregon opozita shqiptare. E frikësuar nga pasojat e bëmave të veta po përpëlitet midis gënjeshtrash dhe sajimesh. BDI-ja po vazhdoi kështu do të shkojë drejt një eliminimi total nga fusha politike.

Albanian Post: Një nga kushtet për t’u bërë pjesë e qeverisë që e keni përmendur gjatë fushatës zgjedhore kanë qenë ndryshimet kushtetuese. Kur priten të bëhen, a ka datë, por edhe a ka vullnet kryeministri Mickoski për t’i shtyrë përpara?

Arben Taravari: Sigurisht që kryeministri ka pjesë të agjendës së tij ndryshimet kushtetuese. Këto ndryshime varen nga disa faktorë të tjerë që nuk janë në dorën tonë, por jemi krejtësisht të bindur se këto Ndryshime do të ndodhin së shpejti.

Albanian Post: Si e keni parë ndarjen e RMV-së nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian?

Arben Taravari: Si një moment të pakëndshëm, por të rikuperueshëm. Jam konfident se së shpejti do të ecim prapë së bashku.

Advertisement

Albanian Post: Së fundmi, BDI-ja është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, pasi që e konsiderojnë qeverinë “pa legjitimitet etnik”. Sa ka gjasa që të mbahen zgjedhje të parakohshme?

Arben Taravari: Zgjedhjet lokale janë pas disa muajsh, aty BDI-ja ka mundësi të demonstrojë muskujt e saj etnik.

Ne dalim që nesër në zgjedhje por organizimi i tyre ka kosto financiare, dhe nuk mund të lejojmë që të plotësojmë lajthitjet e BDI-së në kurriz të buxhetit modest të shtetit.

BDI-ja është në gjendje paniku dhe asnjë kërkesë apo mendim i saj nuk është i udhëhequr nga arsyeja e shëndoshë. Më vjen keq se si po i lënë Shqiptarët pa opozitë.

Albanian Post: Për fund, në këtë kohë të shkurtër në qeverisje, sa ka arritur koalicioni “VLEN” t’i zbatojë politikat e tij dhe çka konsideroni si sukses deri më tani?

Advertisement

Arben Taravari: Po, ne kemi një kohë të shkurtër në Qeveri por kemi bërë punë të konsiderueshme. Kështu kemi arritur të sigurojmë 30 milionë euro për komunat shqiptare.

Kemi siguruar buxhet të dedikuar për universitetin “Nënë Tereza”, kemi bërë investime në institucionet publike shëndetësore në komunat shqiptare, kemi hapur çerdhe te reja në Maqedoninë Perëndimore, kemi rifilluar punimet e Korridorit 8.

Dhe mbi të gjitha kemi arritur të çrrënjosim sistemin e ndryshkur 22 vjeçar që e kishte prangosur zhvillimin e vendit. Tashmë mandati ynë priret nga motivi që e kemi titulluar drejt më t’mirës.

Drejt më t’mirës është kauza jonë.

Advertisement

Lajme nga vendi

VAPA AFRIKANE: A DO TË SHKURTOHEN ORËT MËSIMORE?!

Published

on

Shkollat duhet t’i respektojnë protokollet për punë gjatë temperaturave tepër të larta, porositi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Rregullat përcaktojnë edhe se kur duhet të hapen apo të mbyllen dritaret dhe cilat aktivitete duhet t’i zhvillojnë nxënësit. Protokollet janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa u janë dorëzuar edhe të gjitha shkollave. Janevska tha se drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit duhet ta përshtatin mësimin me kushtet atmosferike.

A do të shkurtohen orët mësimore në ditët kur moti do të jetë shumë i nxehtë, ishte një pyetje e gazetarëve drejtuar Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, lidhur me vapën afrikane që ka kapluar vendin edhe në fillim të vitit shkollor dhe sipas paralajmërimeve do të vazhdojë edhe më tej.

Ministrja potencoi se shkollat duhet të veprojnë konform protokolleve për situata të këtilla, duke shtuar se nuk mund t`u ikim ndryshimeve klimatike pasi ato janë të njëjta për të gjithë fëmijët në Evropë dhe në botë.

“Udhëheqësit e shkollave dhe vet mësimdhënësit. Është pjesë e punës së tyre. Të adaptohen konform kushteve. Nëse është nxehtë, nuk do të zhvillojnë edukatë fizike, do të kenë pushim, art figurativ, muzikë, diçka tjetër… Unë nuk dua të ndërhyj në punën e tyre, por ja, kjo mund të jetë një ide. Nëse është më freskët, mund të bëjnë edhe ndonjë ushtrim fizik. Në protokolle përcaktohet kur duhet të hapen dhe kur të mbyllen dritaret, si dhe cilat aktivitete duhet t’i kenë fëmijët. Duhet të përshtatemi me çdo gjë që do të jetë sfidë”

E pyetur nëse në shkolla do të sigurohen kondicionerë për freskim gjatë ditëve të nxehta në fillim dhe në fund të vitit shkollor, ministrja u përgjigj se do të ketë kondicionerë kur si shtet do të jemi në gjendje të sigurojmë kondicionerë në të gjitha shkollat.

Advertisement

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, deklaroi se në shkollat e kësaj Komune, orët mësimore do të shkurtohen vetëm nëse aktivizohet “faza e verdhë” për shkak të temperaturave të larta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 01 Shtator

Published

on

Dje në orën 11:00 në SPB Tetovë, një 52-vjeçar nga Republika e Kosovës, me banim në Norvegji, ka raportuar se në fshatin Dobrosht të Tetovës i është marrë motoçikleta e tij „BMV“, e cila ishte e parkuar në fshat. Po merren masa për gjetjen e motoçikletës dhe për zbardhjen e rastit.

…….Dje në orën 19:15 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin një 44 vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit paraprak nga vëllai i tij 46-vjeçar se, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje rreth orës 19:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik në Tetovë, një 24 vjeçar nga fshati Pallatcë i Tetovës, pasi i është kërkuar të kryejë një pagesë për shërbim mjekësor, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka thyer xhamin e sportelit të pranimit, me ç’rast ai dhe dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ai ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor, e më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

……Dje në orën 22:00 në rrugën „107“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 24 vjeçar nga Tetova sepse gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……..Dje në orën 22:20 në rrugën „Iliria“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 42-vjeçare nga Velesi, me banim në Tetovë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar ndaj saj është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhur. Personi është shoqëruar në polici dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Advertisement

Pas mesnate në orën 01:50 në rrugën „107“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 30-vjeçar nga Tetova, i cili kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 130 paragrafi 1 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arlinda Hasani Sinani u zgjodh zëvendësguvernatore e re e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi Arlinda Hasani Sinanin në pozitën e re të zëvendësguvernatores së Bankës Popullore, pas propozimit të dorëzuar nga kreu i BPM.

Arlinda Hasani Sinani vjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore me një përvojë të bujshme prej 22 vitesh në sektorin bankar, ku përgjatë karrierës së saj ka ushtruar funksione udhëheqëse në fushën e kreditimit, menaxhimit të rrezikut dhe bankingut afarist.

Ajo ka nisur rrugëtimin e saj profesional si analiste krediti në ProCredit Bank, duke avancuar në pozita të larta drejtuese si drejtoreshë e ekspoziturës, e Qendrës së Biznesit dhe e Sektorit për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, ndërsa nga viti 2023 ka mbajtur pozitën e drejtoreshës rajonale për rajonin veriperëndimor në Stopanska Banka SH.A. Shkup.

Ajo është ekonomiste e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe ka përfshirë në formimin e saj profesional trajnime të specializuara në ProCredit Academy në Frankfurt të Gjermanisë.
Arlinda Hasani Sinani merr zyrtarisht detyrën e re, duke pasuar në këtë post zëvendësguvernatorin e deritanishëm, Fadil Bajrami, mandati i të cilit përfundon më 14 shtator 2026.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat