Connect with us

Sport

LIGA E KOMBEVE: SUKSES I MADH PËRFAQËSUESES SË RMV-së

Published

on

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll me  fitoren e djeshme  kundër Ishujve Faroe  1-0  në  sfidën e fundit të grupit katër të Liga C në UEFA Liga e Kombeve  dhe me 16 pikë të fituara bindshëm  doli e para  në grup që paraqet një sukses  shumë madh  për  futbollin e  vendit tonë

Maqedonia e Veriut në arenën ”Todor Proeski”në Shkup me një lojë mesatare mundi reprezentacionin e Ishujve Faroe me një gol që e realizoi Bojan Miovski në minutën e  62-të  që rezultoi të jetë mjaftueshëm për fitoren e pestë radhazi në këtë kompeticion të garave.  Mesëfushori titullar Isnik Alimi pas ndeshjes  tha se  përfundim më të mirë se kjo as që mund të mendonin

  Unë mendoj se më mirë nuk mund të përfundonim  këto ndeshjet Liga e Kombeve, 16 pikë, 1 gol i pranuar  dhe nga  pesë ndeshje që s’kemi pranuar  gol në shtëpi . Ishte  pak ndeshje e vështirë me Ishujt Faroe  pasi ato mbroheshin të gjithë bashkë dhe nuk kishte  shumë hapësira. U munduam  se me rëndësi ishin tre pikët, në pjesën e dytë ia arritëm të shënojmë., mundeshim të shënojmë edhe më tepër gola, por më e rëndësishmja  ishin ttre  pikët që të mbyllim në vend të parë, Pasi ky ishte  synimi jonë për këto ndeshje të UEFA Liga e Kombeve  dhe tani  do shohim dhe  do shpresojmë për diçka më shumë përmes play off-it ose  të presim për tu kualifikuar në Botërorë përmes UEFA Liga e Kombeve”. deklaroi  mesfushori Isnik Alimki .

 Ishte kjo fitorja e pestë Maqedonisë së Veriut me radhë   pas  barazimit  në ndeshjen e parë në Torshvan me Ishujt Faroe dhe më pas pasuan dy  fitore kundër Armenisë, dy fitore kundër Letonisë dhe kjo e sotmja kundër Ishujve Faroe duke grumbulluar 16  pikë. Maqedonia e Veriut  në  gjashtë ndeshjet e  zhvilluara  ka shënuar  10  gola dhe ka pranuar vetëm një gol. Ishte  ky  edicioni më suksesshëm i Maqedonisë së Veriut  në garat e UEFA Liga e Kombeve ndërsa  në edicionin e radhës  do të garon në Liga  B të UEFA Liga e kombeve.

 Kundër Ishujve Farore reprezentacioni ynë luajti me këtë formacion :

Advertisement

MAQEDONIA: Stole Dimiterievski, Ilievski, (Ashkovski) Zajkov, Serafimov, Ezgjan Alijoski, Jani Atanasov, Isnik Alimi, Enis Bardhi, Çurlinov (Lirim Qamili), Trajkovski (M.Ristovski), Miovski,

Seleksionues: Bllagoja Milevskl

 ISHUJT FAROE: Reynatrod, Faero, Vatnhamar, Edmundason, Hansson, Benjaminsen, Hendriksson, Davidsen, Sorensen, Knudsen, Olsen

Seleksionues: Hakan Erikson

 Armenia e  cila  konsiderohej favorite në kët7 grup përfundoi e dyta  me  vetëm 2 fitore, një barazim dhe 3 disfata. Në ndeshjen tjetër të këtij  grupi në Riga Armenia  mundi Leytoninë 2-1 . Tabela  përfundimtare e gript t  në Liga C. 1 Maqedonia e Veriut  16 pikë, 2. Armenia  7 pikë, 3 Ishujt Faroe 6 pikë, 4 Letonia me  4 pikë.

Advertisement

Sport

VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS

Published

on

Java e katër e kampionatit  në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj në  fazën e play off-it është kompletuar  mbrëmë me ndeshjen  Susheva – Univeristeti i Tetovës që  ka përfunduar  me  fitore të vendasve  3-2  në sete.

 Java e  katërt e pjesës së dytë kampionatit  në  ligën e parë të volejbollit   në kategorinë e meshkujve   nuk  solli  asnjë  befasi , pra  skuadrat  favorite  nuk  lëshojnë  pozitat  edhe  pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi  të  raundit  të katërt  në  fazën  play off  Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës  me rezultatin  3-2  në sete. Për  ekipin e  Universitetit të Tetovës  ishte  kjo   disfata e katërt  me  radhë  në  pjesën  e dytë të  kampionatit

Në dy  ndeshjet  tjera  që u zhvilluan  në fundjavë  u  shënuan  këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci  3-1  në  sete  dhe  Strumica – Rabotniçki  3-0,  Pas  15  ndeshjeve  të zhvilluara tabelën e  fazës së play off-it  e kryeson UGD Shtipi me  43  e ndjekur  nga Boreci i Velist  që ka  38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica  tani me  37 pikë mbanë pozitën e tretë

Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës  me fitoren në Strumicë  kundër  Makedonija  Xhio  3-0 në sete ka  regjistruar  fitoren e  katërt  radhazi,  ndërsa Liria e  Zherovjani  me  rezultatin  3-0  në sete  mundi  Vesna Probishtipin,  Fitore   në  cilësinë e  mysafirit  ka regjistruar edhe  klubi i volejbollit Skopje kundër  Janta  Volej.  Në fazën e play out kryeson Shkëndija me  26 pikë para  ekipit Liria të Zherovjanit me  23 pikë.

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOha

Continue Reading

Sport

SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE

Published

on

Continue Reading

Sport

MILANO-CORTINA:  AUSTRIA FITON TË ARTËN NË GARËN KËRCIME ME SKI

Published

on

Në garën e re  kërcime  me  ski  në kushte tejet të papërshtatshme  atmosferike,  Austria  arrin të  fiton medaljen e  art, para Polonisë; dhe Norvegjisë.

 Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026. 

Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.

Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.

Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat