Lajme nga bota
Agjencia shëndetësore e BE-së apelon për të përshpejtuar luf’tën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se konsumi i antibiotikëve në Bashkimin Evropian (BE) midis viteve 2019 dhe 2023 është rritur dhe ka bërë thirrje për veprim për të reduktuar përdorimin e antibiotikëve, transmeton Anadolu.
Në raportin e fundit të lëshuar nga ECDC thuhet se barnat antimikrobik që përdoren për të vrarë organizma si bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ose për të ndaluar përhapjen e tyre krijojnë rezistencë tek individët dhe kjo situatë përbën rrezik për shëndetin publik.
Në raport theksohet se më shumë se 35 mijë njerëz vdesin çdo vit në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) për shkak të infeksioneve rezistente antimikrobiale dhe se konsumi i antibiotikëve në BE u rrit me 1 për qind midis viteve 2019 dhe 2023, duke u larguar kështu nga synimi për të reduktuar konsumin e antibiotikëve me 20 për qind deri në vitin 2030.
Po ashtu në raport thuhet se nuk do të ishte e mundur të arrihet qëllimi i vendosur nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nga atje apelojnë për një “përgjigje të unifikuar dhe urgjente” ndaj problemit.
Në raport renditen tre zgjidhje për problemin, respektivisht parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, përdorimi i kujdesshëm i antimikrobikëve, zhvillimi i antimikrobikëve të rinj, si dhe sigurimi i qasjes në to. /AA/
Lajme nga bota
Franca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
Lajme nga bota
Festivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
Lajme nga bota
Spanja shpall emergjencën kombëtare për shkak të zjarreve masive, mbi 10 mijë persona evakuohen
Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare pas një serie zjarresh të mëdha pyjore që kanë përfshirë zona pranë Madridit dhe provincën fqinje të Avilës.
Sipas autoriteteve, më shumë se 10 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, ndërsa ekipet e emergjencës po përballen me vështirësi për të vënë situatën nën kontroll.
Ministria e Brendshme spanjolle bëri të ditur se vendimi për shpalljen e emergjencës kombëtare u mor për shkak të shpërthimit të njëkohshëm të disa vatrave zjarri, kushteve të pafavorshme atmosferike dhe nevojës për mobilizimin e burimeve nga institucione të ndryshme publike.
Temperaturat e larta, erërat e forta dhe thatësira e zgjatur kanë favorizuar përhapjen e zjarreve, duke rrezikuar zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuime në disa lokalitete, ndërsa banorët janë strehuar në qendra të përkohshme. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar qindra zjarrfikës, trupa të specializuara ushtarake, si dhe mjete ajrore, përfshirë avionë dhe helikopterë.
Për shkak të situatës kritike, disa rrugë kryesore janë mbyllur përkohësisht, me qëllim lehtësimin e ndërhyrjeve të ekipeve të shpëtimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Shpallja e emergjencës kombëtare i mundëson qeverisë spanjolle një koordinim më të shpejtë të burimeve shtetërore dhe rajonale, si dhe hap mundësinë për kërkimin e mbështetjes shtesë nëse situata përkeqësohet.

