Connect with us

Lajme nga vendi

ISHSSH e gjobiti Klinikën e fëmijëve për shkak të mangësive në punë

Published

on

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot kreu mbikëqyrje inspektuese në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ndërkaq pasi u zbuluan mangësi, është paralajmëruar urdhëresë pagesore kundërvajtëse.

Siç informuan sot pasdite nga ISHSSH, në mbikëqyrjen e spotme kontrolluese inspektuese në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, pas afateve të kaluara për veprim sipas masave të urdhëruara me vendim të dhënë, u konstatua se nuk ka vepruar në tërësi sipas vendimit.

“Nga gjithsej 14 mjekë specialistë të cilët përmbushin kushtin për marrje të licencës nga Oda e mjekëve të maqedonisë dhe faksimileve të përkohshme për punë, vetëm për dy janë siguruar licenca të përkohshme për punë dhe nuk i është parashtruar kërkesë ministrit të Shëndetësisë për sigurim të faksimileve të përkohshëm për punë në Klinikë. Në ndërrim të natës në ambulancën kujdestare, në Klinikë punojnë mjekë spcializantë pa faksimile të përkohshme për punë dhe mjekë të cilët nuk e pëlrmbushin kushtin specializant më i vjetër. Në Klinikë, nga gjithsej të punësuar 45 mjekë spcializantë, kudjestarojnë vetë nga tre mjekë, me atë rast asnjë prej tyre nuk kujdestaron në ambulancën e Klinikës, ndërsa kontrollet në ambulancën kujdestare bëhen nga ana e specializantëve, të cilët japin dokumentacion mjekësor në emër të mjekëve kujdestarë specialistë, ndërsa ndonjëherë edhe dokumentacion dhe pa nënshkrim dhe vulë”, ceket në kumtesën e ISHSSH-së.

Nga ana e entit, ndërkaq lidhur me vendimin e dhënë, është vepruar vetëm në pjesën e futjes së të dhënave personale dhe të dhënave mjekësore të pacientëve – për shërbimet e kryera shëndetësore, në sistemin e integruar shëndetësor informues “Termini Im”.

“Në bazë të asaj që është cekur më lartë, ndërkaq në pajtim me nenin 31 paragrafi 1 dhe 3 do të jepet urdhëresë pagesore kundërvajtëse me propozimin për shlyerje dhe atë: të personit juridik IPSH KU për sëmundje të fëmijëve – Shkup me gjobë në shumë prej 4.000 eurove në kundërvlerë të denarit dhe personit përgjegjës në person jurudik me gjibë prej 30 për qind të gjibës së matur për personin juridik në shumë prej 1.200 eurove në kundërvlerë të denarit”, sqarojnë nga Inspektorati.

Advertisement

Nëse kryesi i kundërvajtjes pajtohet me procedurën për shlyerje dhe i paguan gjobat në afat prej tetë ditëve nga dita e marrjes së urdhëresës pagesore, siç shtojnë, paguan gjysmën e shumva të lartëpërmendura – 2.000 euro në kundërvlerë të denarit për personin juridik dhe 600 euro në kundërvlerë të denarit për personin përgjegjës, ndërkaq për pagesë duhet të parashtrojë dëshmi në inspektorat.

“Nëse kryesi nuk pajtohet ta pranojë procedurën për shlyerje apo nuk i paguan gjobat e shqiptuara, inspektori është i detyruar të parashtrojë kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse para gjykatës kompetente”, theksojnë nga ISHSSH.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat