Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Jemi të përkushtuar seriozisht për avancimin e mekanizmave për sigurimin qasjes në drejtësinë ekologjike

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën ndërkombëtare me temën “Ombudsmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisin”, që do t’u mundësojë ombudsmenëve dhe institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut nga i gjithë rajoni dhe më gjerë të ndajnë njohuritë dhe strategjitë për ruajtjen e të drejtave të njeriut në kushtet e kërcënimeve  ndaj mjedisit.

Në hapje të Konferencës, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut e drejta për një mjedis të shëndetshëm si e drejtë themelore e njeriut është e garantuar me Kushtetutë, duke theksuar se në vendin tonë e drejta ekologjike mbulon një gamë të gjerë të rregullimeve juridike në fushën e mjedisit, para së gjithash legjislacioni kombëtar, rregullimi juridik ndërkombëtar, përkatësisht konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet dhe dokumentet tjera juridike në sferën ndërkombëtare, si dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian.

“Si Qeveri jemi të përkushtuar seriozisht në krijimin dhe zbatimin e politikave për reduktimin e presionit që njerëzit e ushtrojnë mbi mjedisin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit njerëzor, por edhe sigurimin e mbrojtjes së vetë natyrës dhe biodiversitetit”, duke shtuar se nga ana tjetër, kjo nënkupton sigurimin e një segmenti social përmes pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, por edhe përmes përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore me qëllim të transformimit të gjelbër të sistemit ekonomik dhe rritjes së mundësive për të ashtuquajturat punë të gjelbra.

Mexhiti, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar mekanizma për qasje të publikut në informata dhe për pjesëmarrje të publikut në vendimmarrje, por është e nevojshme të përmirësohen mekanizmat për sigurimin e qasjes në drejtësinë ekologjike. Sipas tij, është e një rëndësie të veçantë forcimi i rolit të Avokatit të Popullit në sigurimin e drejtësisë ekologjike në vend, si dhe forcimi i aftësisë së institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut për t’iu përgjigjur sfidave ekologjike përmes mësimit dhe nismave të përbashkëta, duke siguruar se ato do të përgatiten dhe pajisen për zgjidhjen e çështjeve të reja.

Armen Grigorjan, përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), tha se duhet ta lidhim mbrojtjen e mjedisit jetësor me përmirësimin e drejtësisë, respektimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Gjatë negociatave politike që po zhvillohen në nivel multilateral, përfshirë Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimatin në Azerbajxhan dhe atë për biodiversitetin  në Kolumbi, po ndjehet gjithnjë e më shumë se diskutimet nuk janë të mjaftueshme. Jemi dëshmitarë të sfidave mjedisore me të cilat përballet shoqëria maqedonase në këtë moment. Lufta për shpëtimin e planetit tonë nuk është vetëm politike, por edhe juridike, e bazuar në norma, standarde dhe principe për të drejtat e njeriut, dhe pikërisht në këtë kontekst duhet të mbështesim institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut dhe avokatët e popullit për të përmbushur rolet e tyre, veçanërisht në përparimin e të drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Rolet e tyre në promovimin e drejtësisë mjedisore do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në vitet në vazhdim, në kohën kur burimet dhe kapacitetet janë tashmë në kufirin e shfrytëzueshmërisë. Por lajmi i mirë është se po vendosen themelet për drejtësinë mjedisore.”

Advertisement

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, u ndal në sfidat me të cilat përballet bota nga këndvështrimi i mjedisit dhe efektet shkatërruese nga mungesa e kujdesit. Ai shprehu shqetësimin e tij se gjendja e mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe realiteti nuk janë në përputhje me angazhimin kushtetues për një mjedis të shëndetshëm të parashikuar në nenin 43 të Kushtetutës. “Megjithatë, më gëzon fakti  që në këtë konferencë kemi përfaqësues nga Gjykata Supreme dhe avokatë të popullit nga shumë shtete, me kontributin e të cilëve do t’i forcojmë kapacitetet,” deklaroi Ziberi, duke shtuar se deri në tetor të këtij viti, rreth 40 ankesa janë dorëzuar te Avokati i Popullit në lidhje me mjedisin.

Konferenca ndërkombëtare do të mbahet nga 20 deri më 21 nëntor në Shkup dhe është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i rolit të Avokatit të Popullit në drejtësinë mjedisore”, e financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe implementuar në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Shkup.

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip

Published

on

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027

Published

on

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.

Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.

“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.

Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat