Lajme nga vendi
Shaqiri: Ligji për përfaqësimin, deri në fund të vitit

Koalicioni VLEN është në përgatitje e sipër të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Deputeti Rijad Shaqiri, njoftoi se procesi ka mbetur në tre takimet e grupit të punës ndërsa draft versioni i parë do të ishte gati deri në fundvit.
“Sigurisht se deri në fund të vitit 2024 dmth do ta kemi versionin e parë të këtij ligji dhe do të jetë i kapshëm për opinionin dhe për ju gazetarët ku do t’i jepni dhe ju vërejtjet e juaja sigurisht se do të kontribuoni në përmirësimin e këtij ligji apo në formalizmin më të mirë të mundshëm të këtij ligji dhe konsideroj se kontributi i çdokujt që është në drejtim të përmirësimit të kushteve më të mira në këtë ligj, do të jetë i mirëseardhur”, deklaroi Rijad Shaqiri – Deputet i VLEN.
Lajme nga vendi
Nesër në mbrëmje fillon edicioni i dhjetë i festivalit të Teatrit në Tetovë

Nesër në mbrëmje fillon edicioni i dhjetë i festivalit të Teatrit në Tetovë. Ky festival do të zgjasë gjashtë netë, ndërsa marrin pjesë gjashtë trupa teatrore edhe atë nga Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Presheva dhe Gostivari, ndërsa poashtu pjesë e festivalit do të jetë edhe Teatri i Tetovës, si nikoqir. “ Kësaj rradhe padyshim që festa në qytetin tonë do të jetë Festivali Ndërkombëtar i Teatrove që organizohet nga Teatri iTetovës. Do të kemi një përzgjedhje të teatrove dhe këtë vit janë trupa që e kanë dëshmuar veten nëpër festivale të ndryshme dhe shpresojmë se publiku nga Tetova dhe jo vetëm do të ndahen shumë të kënaqur nga ky festival. Besojmë se kemi bërë punë të mirë dhe të dëshmojmë se Teatri i Tetovës e meriton ta ketë një festival të këtillë”, deklaroi Agim Abdullai, koordinator i Festivalit. Këtë vit, festivali nuk është me karrakter garrues. Sipas drejtorit të Teatrit të Tetovës përderisa nuk ka mjete për çmimet atëherë edhe karrakteri garrues nuk ka kuptim. “Jo, nuk ka karrakter garues sepse edhe këtë edicion buxheti nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe unë nuk jam dakord që të ndajmë çmime pa pagesë dhe unë mendoj se secili çmim duhet të ketë një pagesë, secili aktorë që do të merr çmim duhet të paguhet dhe ne nuk e kemi komoditetin që të paguajmë dhe pa pagesë çmimet nuk janë shumë të rëndësishme” deklaroi Hasim Memishi, drejtor i Teatrit të Tetovës. Organizatorët e festivalit thonë se mjetet për organizimin e këtij festivali nuk mjaftojnë. “Këtë vit për festivalin janë ndarë 800 mijë denarë. Edhe ato janë mjete bruto dhe duke përpjestuar me taksat që duhet të paguajmë I vjen diku 700 mijë denarë neto për gjashtë netë, gjashtë trupa vijnë nga qytete të ndryshme dhe t`ua mbulojmë të gjitha harxhimet mendoj se është jo e mjaftueshme shuma që na e miraton ministria”, deklaroi drejtori i Teatrit të Tetovës Hasim Memishi. Sa I përket hyrjes për publikut, drejtoria e Festivalit ka vënë në dispozicion edhe bileta, të cilët nuk janë të obligueshme por vetëm ata që kanë mundësi dhe dëshirojnë mund të marrin biletë./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Fakulteti Juridik i UT-së në Konferencën Ndërkombëtare të Fakulteteve Juridike që u mbajt në Selanik

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Konferencën e Fakulteteve Juridike nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia, e cila u mbajt në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, nga 25 deri më 28 shtator 2025. Fakulteti u përfaqësua nga Prodekania për Shkencë, Doc. Dr. Njomza Selimi Osmani dhe Koordinatori për ECTS, Prof. Dr. Afet Mamuti.
Pjesëmarrja u realizua në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar këtë vit ndërmjet UT-së dhe Universitetit “Aristotel”, i cili synon forcimin e marrëdhënieve arsimore dhe shkencore.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian dhe hulumtues shkencorë nga universitete të rajonit, ku u diskutua për zgjerimin e BE-së, mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe krijimin e një programi të përbashkët masteri.
Përfaqësuesit e Fakultetit Juridik të UT-së, zhvilluan gjithashtu takime të ndara me delegacione të tjera pjesëmarrëse, duke diskutuar për projekte konkrete për bashkëpunim shkencor.
Ky angazhim i Fakultetit Juridik të UT-së konfirmon përkushtimin për avancimin e programeve studimore dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të integrimit evropian.
Lajme nga vendi
VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!

Sot, koalicioni VLEN do të mbajë konventën zgjedhore në sallën më të madhe të vendit, “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të promovohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset vizioni i fitores së 19 tetorit.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një tubim politik, por një manifestim i unitetit, vendosmërisë dhe energjisë së re që ka përfshirë shqiptarët kudo në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë konventë, që do të jetë më e madhja ndonjëherë, ku mijëra qytetarë do të bashkohen për të treguar se shqiptarët janë më të fuqishëm kur janë të bashkuar dhe se ndryshimi është tashmë i pakthyeshëm.
VLEN u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, të rinj e të moshuar, gra e burra, punëtorë, studentë, intelektualë dhe mërgimtarë, të jenë sot NJË ZË në sallën “Boris Trajkovski”. Zëri i shpresës, i dinjitetit dhe i fitores.
Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin përfundimisht rrugën e re të politikës së pastër, të përgjegjshme dhe dinjitoze. Sot është dita që ky zë të dëgjohet fuqishëm nga Shkupi deri në çdo cep të vendit.
Sepse VLEN është ndryshimi, VLEN është e ardhmja, VLEN është fuqia e bashkimit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve