Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, nxënësit korrigjuan notat në ditarin elektronik, MASh kërkon që të gjithë prindërit dhe mësuesit të ndryshojnë fjalëkalimet

Published

on

Një ndërhyrje në sistemin e ditarit elektronik, të ndodhur këtë fundjavë, ka qenë arsyeja që autoritetet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) t’u kërkojnë të gjithë përdoruesve (rreth 140 mijë mësues, pedagogë dhe prindër) të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre për të hyrë në sistem, transmeton Portalb.mk.

Siç mëson Meta.mk, nxënësit e shkollës “Kole Nedellkovski” në Veles kanë shfrytëzuar e-llogarinë e një profesoreshe që tashmë ishte e hapur, duke shkruar komente të papërshtatshme në e-ditar, kanë korrigjuar notat, kanë fshirë orët e regjistruara. Drejtoresha Vesna Stojanova Bogoevska konfirmoi se ka pasur një ndërhyrje në sistem dhe se janë ndryshuar të dhënat, e cila megjithatë nuk beson se kjo ka ndodhur gjatë orëve të mësimit, duke qenë se ndryshimet në sistem janë bërë të shtunën kur shkollat ​​janë mbyllur.

Foto: Nga e-ditari i njërës nga paralelet në “Kole Nedelkovski”
Foto: Nga e-ditari i njërës nga paralelet në “Kole Nedelkovski”

“Kur një kolege jonë donte në fundjavë të rezervonte mësimet për këtë javë, vuri re komente të papërshtatshme dhe orë të fshira. Menjëherë e ka raportuar rastin dhe ne si shkollë e kemi raportuar në Ministrinë e Arsimit. Nga aty na u dhanë udhëzime për ndryshimin e fjalëkalimeve, ia lamë organeve procedurën për përgjegjësinë e dikujt. Nuk e dimë kush e ka bërë këtë sepse profesorët tanë kanë laptopë zyrtarë dhe janë të mbyllur në zyrat e tyre çdo pushim. Nuk besoj se kjo ka ndodhur derisa po vazhdonin mësimet”,thotë Stojanova Bogoevska për Meta.

Pas këtij rasti, Ministria e Arsimit kërkoi nga të gjithë përdoruesit e ditarit elektronik që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre për të hyrë në ditar dhe për të parë notat dhe sjelljen. Nga aty thonë se kompleksiteti i fjalëkalimeve ngre nivelin e mbrojtjes nga keqpërdorimi i sistemeve të TI-së.

“Për të gjitha rastet që janë raportuar si sulme ndaj sistemeve (duke qenë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës drejton disa sisteme që kanë të bëjnë me realizimin e procesit arsimor dhe të drejtat në fushën e arsimit dhe shkencës), dërgohet kërkesë për verifikim ekspertësh nga personat përkatës nga Ministria e Brendshme. Në lidhje me përdorimin e sistemeve dhe sigurinë e tyre zbatohen gjithmonë praktikat botërore. Parametrat e kompleksitetit të fjalëkalimit rrisin nivelin e mbrojtjes kundër keqpërdorimit të sistemeve të TI-së dhe si rrjedhim rekomandimet tona për të gjithë përdoruesit e ditarit elektronik. Qasja dhe ruajtja e fjalëkalimit është përgjegjësi e vetë përdoruesit dhe duhet të jetë veçanërisht e lartë kur bëhet fjalë për sistemet që përmbajnë të dhëna personale”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Edhe pse ishte paralajmëruar se do të kishte ditar të ri elektronik, përdoruesit ende po përdorin sistemin e vjetër. Ditari i ri duhej të kapërcente problemet që shfaqeshin në të kaluarën, si p.sh. rënia e i sistemit sidomos para fillimit të pushimeve dimërore apo verore, kur për shkak të mbingarkesës, mësuesit kishin vështirësi në qasje në ditarin elektronik për të vendosur nota. Ndodhte që një mësues të vendoste më shumë nota, ndërsa sistemi t’i regjistrojë vetëm një, më pas ndodhte që të përjashtohej nga sistemi dhe të duhej të regjistrohej përsëri, si dhe kishte vështirësi në përgatitjen e raporteve të suksesit dhe sjelljes.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat