Lajme nga vendi
Qytetarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe

-
Të tubuar brenda tendave, përfaqësues të Frontit Evropian dhe mbështetës të tij, vazhdojnë të “ruajnë” gjuhën shqipe përpara Gjykatës Kushtetuese. Me Moton “roje të gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë të qëndrojnë së paku deri të mërkurën.Fronti Evropian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Bujar Osmani thotë se kësaj nisme i janë bashkëngjitur edhe persona jashtë vijave partiake.Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Sela ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese.Sa i përket deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të koalicionit VLEN, të cilët thonë se nuk ka nevojë për shqetësim në lidhje me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja më 11 dhjetorZian Sela Shumë aktivist dhe zyrtarë të Frontit Europian mëngjesi sot i zbardhi nën tendën e vendosur përballë Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Gjuhën Shqipe ngazhbërja pas iniciativave që ka marrë Gjykata kushtetuese. Seanca e Gjykatës Kushtetuese është caktuar për më 11 dhjetor në ora 09 e 30 ndërsa në rend dite janë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve si pikë e parë. Ligji është në shënjestër të 13 nismave që përfshijnë 46 subjekte. Në seancë pritet të mos marrin pjesë gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. TV KOHA
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve