Connect with us

Lajme nga vendi

Ageler: Grubit dhe Bexhetit por edhe familjarëve më të afërt të tyre u ndalohet hyrja në SHBA, në Uashington por shqyrtohen edhe sanksione plotësuese

Published

on

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sot në konferencë për media informoi se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti janë vendosur në listën e zezë amerikane për përzierje politike dhe përpjekje për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo nënvizoi se atyre dhe familjarëve të tyre më të afërt u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa në Uashington në ndërkohë po shqyrtohen edhe sanksione plotësuese.

“Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje mori hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, me vendosjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të apelit, Enver Bexheti në listën e zezë amerikane, për shkak të përfshirjes politike në gjyqësor. Për këtë, atyre dhe anëtarëve të tyre më të afërt të familjes u ndalohet hyrja në SHBA. Në Uashington në ndërkohë por shqyrtohen  edhe sanksione plotësuese”, tha Ageleri.

Siç tha, shpreson se me këtë do të tregojnë se SHBA-ja i shfrytëzon të gjitha mjetet e mundshme për thirrje për përgjegjësi ndaj atyre personave, aktivitetet kriminale të të cilëve e dëmtojnë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe sundimin e drejtë në Maqedoninë e Veriut.

“Në bazë të ligjit në SHBA, duhet t’i vendosim në listën e zezë personat për të cilët ekzistojnë dëshmi se janë të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh funksionet e tyre të kaluara ose të tanishme. Ne themi se drejtësia është e verbër, por ajo duhet të jetë e paanshme dhe objektive për të gjithë, pa dallim nga partia politike, gjinia apo përkatësia etnike”, shtoi Ageler.

Ajo vlerëson se korrupsioni në asnjë formë nuk duhet të tolerohet në këtë shtet.

Advertisement

“Atë të cilët e minojnë sundimin e drejtësisë për interesa të tyre personale, ndërsa në llogari të popullit të Maqedonisë së Veriut, duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja. SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë thirrje në përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në korrupsion, dhe shpresoj se gjyqësori dhe ata të cilët e zbatojnë ligjin në këtë shtet do ta bëjnë të njëjtën gjë. Qytetarët e meritojnë këtë”, shtoi Ageleri.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat