Connect with us

Lajme nga vendi

AUV me kontrolle, asgjëson rreth dy tonë ushqim të pasigurt në Shkup

Published

on

Pas iniciativës së dorëzuar nga qytetarët për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Shkup ka kryer kontroll tek një operator ushqimor i cili drejton kioskat e duhanit, ku është gjetur sasi e madhe e ushqimeve të pasigurta.

“Gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues në një objekt hoteliere në Manastir është gjetur ushqim i pasigurt në masën 241 kilogramë, i cili sipas vendimit të inspektorit është asgjësuar në mënyrë të padëmshme. Për vendosjen e ushqimeve të pasigurta në treg operatori është dënuar me gjobë prej 600 euro, ndërsa personi përgjegjës në personin juridik është dënuar me gjobë prej 300 euro. Po ashtu, ky operator ushqimor është dënuar edhe me gjobë prej 300 euro dhe 150 euro në kundërvlerë në denarë”.

“Ndërsa gjatë kontrollit të rregullt, në Ohër, një market është gjobitur me 1400 euro (1000 euro për personin juridik dhe 400 euro për personin përgjegjës në personin juridik) për vendosje në treg të ushqimeve të pasigurta (produkte delikate dhe mish i grirë). ishin pa deklarim dhe të skaduar. Për shkak të moszbatimit të kontrolleve të detyrueshme shëndetësore të punonjësve të saj, në Ohër, është gjobitur edhe një mishtore”, thonë nga AUV.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat