Connect with us

Lajme nga vendi

Mbrëmje dibrane, me datë 20 dhjetor 2024 në Restorant ‘Ahengu’ në Tetovë

Published

on

Mbrëmje dibrane, me datë 20 dhjetor 2024 në Restorant ‘Ahengu’  me fillim në ora 19:00. Kjo mbrëmje ka për qëllim të mbledh dibranët që jetojnë në rajonin e Pollogut. Të njihen mes veti, të shoqërohen, të flasin për traditat e Dibrës.

Grupi inicues dëshiron që këtë aktivitet ta bëj traditë dhe viteve në vijim. Por, në këtë mbrëmje që do të ketë darkë dhe muzikë mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët jo vetëm me prejardhje dibrane por dhe të tjerë. Ndryshe, Dibra njihet për atmosferën e bukur që bëjnë dibranët në ahengjetë ndryshme.Dibranët  njihen për traditën, kulturën, ushqimet dhe njerëzit që shquhen për modestinë dhe të përshtatshëm gjithkund!

Biletat për mbrëmjen dibrane i gjeni te pallati i kulturës në Tetovë.

Në emisionin e ‘ Pas dite’ në televizionin Koha për të folur për temën:’ Mbrëmje Dibrane në Tetovë’, të ftuar ishin dibranë që veprojnë dhe jetojnë në Tetovë: Flora Kasapi, Sihana Kaba Kasami, Afrim Papraniku, Dashnor Agolli./TV KOHA/

Advertisement

Lajme nga vendi

Feti Abazi: Këtë vit e nisim, me nënshkrimin e projektit për efikasitet energjetik, prej 750 mijë eurove

Published

on

Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ditën e parë të punës në këtë vit, e ka nisur me nënshkrimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe ministrinë e Financave, për rritjen e efikasitetit energjetik. Njoftimin e ka bërë të ditur, kreu i kësaj komune, në faqen e tij zyrtare të Facebookut. “Ditën e parë të punës në 2026, e nisëm me nënshkrimin e kontratës me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave në vlerë prej afërsisht 750.000 eur. për projektin e efikasitetit energjetik. Synimi i jonë është që me këtë projekt të zëvendësojmë tërësisht sistemin e ndriçimin publik, me instalimin e smart dritave, që direkt do të përmirësojnë cilësinë e ndriçimit dhe do të zvogëlojnë harxhimet”. Pjesa e kapitullit të energjisë, është një nga shtyllat e buxhetit komunal  të paraparë për këtë vit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasjen në Shkup

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të së premtes një shtetas turk që kërkohej nga Maqedonia e Veriut nën dyshimin se ka kryer një vrasje një ditë më parë në Shkup.

Siç ka njoftuar Policia, identifikimi dhe arrestimi i tij u bë nga njësiti për bashkëpunim ndërkombëtar policor.

“Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, para procedurave të tjera ligjore.

Siç kanë raportuar mediat në Maqedoni të Veriut, një person kishte vdekur si pasojë e therjes me thikë në natën e Vitit të Ri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kërkohet ekstradimi i shtetasit turk që u arrestua në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e Ahmet Mert Dogan në Shkup

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njofton se është kërkuar masa e paraburgimit ndaj shtetasit turk M.T. 25 vjeç, që është arrestuar në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit turk, 22-vjeçarit Ahmet Mert Dogan në Çarshinë e Shkupit, në natën e Vitit të Ri, dhe plagosjen e Q.E. 23 vjeç, gjithashtu nga Turqia, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se me kërkesën për masën e paraburgimit, do të nisë edhe procedura për ekstradimin e të dyshuarit në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me: Arrestohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e shtetasit turk në Çarshinë e Shkupit

“Në natën e Vitit të Ri, në një kafe-bar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i dyshuari 25-vjeçar me banim në Tetovë ka nisur një debat me dy shtetas të tjerë turq, 22 dhe 23 vjeç, prej të cilëve njëri banor në Shkup dhe tjetri në qytetin gjerman Essen. Pas debatit, të dy të dëmtuarit së bashku me persona të tjerë shkuan drejt sheshit, por pasi nuk gjetën taksi, u kthyen përsëri drejt Çarshisë dhe kaluan pranë të njëjtit kafe-bar. Gjatë ritakimit me të dyshuarin, debati vazhdoi, dhe ai nxori thikën me të cilën i shkaktoi katër goditje në kraharor dhe zemër të dëmtuarit Ahmet Mert Dogan, i cili vdiq në vendngjarje. Me një goditje tjetër, i shkaktoi dëmtim trupor – plagë nga thika në shpinë – personit tjetër të dëmtuar, me qëllim që ta privonte edhe atë nga jeta, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën disa veprime për sigurimin e provave, u urdhërua obduksioni ndaj të ndjerit, u morën gjurmë për ekspertizë, u zhvilluan intervista me disa persona, dhe u siguruan edhe pamje nga kamerat e sigurisë për identifikimin e të dyshuarit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Më të lexuarat