Lajme nga vendi
Plani vjetor financiar për vitin 2025, i publikuar në AKE

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) planifikon të hyra në vlerë prej 572.550.000 denarë në vitin 2025, rreth31,02 për qind më pak se vitin e kaluar.
Në Planin vjetor financiar për vitin 2025 i publikuar dje në faqen e AKE-së, parashihen të hyra prej 460 milionë denarë nga tarifat për shfrytëzimin e radiofrekuencave, 57 milionë denarë nga mbikëqyrja e tregut të komunikimeve elektronike, 53 milionë denarë nga tarifat për shfrytëzimin e numrave të ndarë dhe seri numrash. Gjithashtu, të hyra nga listat e kamatës dhe taksave gjyqësore prej 800 mijë denarë, 500 mijë denarë nga shitja e mjeteve fikse të shpenzuara, 350 mijë denarë nga kamata pa afat…
Nga shpenzimet e planifikuara, 222.255.060 janë në shkallën e pagave, ku vijojnë mjetet e transferuara te subjektet tjera, 81.537.534 denarë nga të cilat pjesa më e madhe është për financimin e aktiviteteve të Agjencisë teknike operative (ATO), furnizimi i pajisjeve, 45. 421,29 denarë, shërbime intelektuale dhe tjera, 34.154.000 denarë, Ndihma, donacione dhe tarifa tjera me 31.733.000, Shpenzime për reklama, propagandë në vlerë prej 4,9 milionë denarë…
Në planin financiar nuk janë paraparë mjete kapitale.
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve