Lajme nga vendi
Me një akademi solemne sot është shënuar 30 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës
Me një akademi solemne sot është shënuar 30 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës. Në këtë akademi, ishin të pranishëm përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare, ambasadorë të shteteve përkrahëse të këtij universiteti, përfaqësues të qeverisë, rektorë të universiteteve tjera, drejtues të bashkësisë fetare islame, profesorë, veteranë të arsimit, familjarë të dëshmorit të arsimit shqipe Abdylselam Emini dhe shumë mysafirë tjerë. Në fjalën e tij para të pranishme rektori I Universitetit të Tetovës Jusuf Zejneli, tha se sot festojmë vitin jubilar të një institucioni arsimor, i cili u themelua nga guximi, vullneti dhe përkushtimi i popullit tonë, në një kohë kur ideja për një universitet në gjuhën shqipe përballej me sfida dhe kundërshtime të mëdha. Ai më tej tha se Universiteti i Tetovës nuk është vetëm ndërtesë por është simbol i përpjekjeve dhe i besimit të një kombi në fuqinë e dijes. DeklarataNë ndërkohë, përfaqësuesi i Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare Mark Gjonaj tha se është I emocinuar që ndodhet në këtë përvjetor për shkak se populli shqiptar gjithandej ka një gjuhë, një kulturë, një traditë .Deklarata Mark Gjonaj Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptareNdërkohë, pronari I kompanisë ecolog, filantropi I njohur zotëri Lazim Destani, është shprehur I kënaqur që sot ndodhet në përvjetorin e 30 të themelimit të Universitetit të Tetovës. Deklarata Në këtë përvejtor, senati i Universitetit të Tetovës I ka ndarë çmimin doktor Honoris Causa, ish politikanit dhe veprimtarit Nevzat Halili, për veprimtarinë e tij të çmuar në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin në fushën e arsimit, politikës e jetës publike, si dhe për përkrahjen e përhershme për themelimin e Universitetit të Tetovës. Deklarata NevzatKy aktivitet është pasuruar edhe me një program të pasur artistik të përgatitur enkas për 30 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

