Connect with us

Sport

NBA:Cleveland konfirmohet skuadra më e mirë, Denver, Chicago e Detroit fitore “in extremis”

Published

on

Ekipi i Cleveland mbetet në krye të renditjes në NBA, pas fitores 130-101 ndaj Brooklyn jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku për Cavaliers 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.

Fitore në sekondën e fundit për Denver, që mundi 130-129 Sacramento, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikola Jokic me një “triple double” (20 pikë, 14 rebound e 13 asist). Shënuesi më i mirë për miqtë ishte Murray me 28 pikë.

E njëjta situatë edhe në fitoren 125-124 të Detroit ndaj Miami, sukses që erdhi në kohën  shtesë. Butler realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan për Miami, ndërsa për Pistons u dallua Beasly me 28 pikë.

Në fund fiton edhe Chicago, 122-121 në fushën e Toronto, sfidë ku për Bulls u dallua stoli, nga ku erdhën 50 pikë. Jashtë fushe fiton Philadelphia, që falë 40 pikëve të Maxey mundi 121-108 Charlotte.

NBA-Rezultatet e sotme

Advertisement

Charlotte – Philadelphia, 108-121

Detroit – Miami, 125-124

Brooklyn – Cleveland, 101-130

Toronto – Chicago, 121-122

Sacramento – Denver, 129-130

Advertisement

Clippers – Utah Jazz, 144-107

Advertisement

Sport

Shkëndija mëson kundërshtarin e mundshëm në Play-off të UEFA Conference League

Published

on

Pas shortit të hedhur nga UEFA, kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën Play-off të UEFA Conference League. Nëse siguron kualifikimin, skuadra tetovare do të përballet me fituesin e çiftit IFK Göteborg (Suedi) ose KAA Gent (Belgjikë). Një sfidë e rëndësishme pret kuqezinjtë në rrugën drejt fazës së ligës së Conference League.

Continue Reading

Sport

PLANI I INFANTINOS: UEFA KËRCËNON ME PADI FIFA-n!

Published

on

UEFA kërcënon me padi Gianni Infantino-n dhe e fton të mos eliminojë asnjë dokument në FIFA lidhur me projektin e tij të dështuar  

 UEFA ka kërcënuar Gianni Infantino-n me veprime ligjore për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës dhe e ka paralajmëruar atë të mos shkatërrojë asnjë material që lidhet me të në FIFA.

“Telegraph Sport” ka mësuar se UEFA u ka dërguar gjithashtu një letër edhe Joshua Kushner, Greg Maffei, JP Morgan dhe OpenEconomics duke deklaruar se “po shqyrton në mënyrë aktive veprime ligjore” në lidhje me sipërmarrjen, e cila dështoi në zanafillë.

Në një letër dërguar Infantino-s të premten UEFA shkroi se: “UEFA me anë të kësaj letre jep njoftim zyrtar se po shqyrton në mënyrë aktive veprimet ligjore në lidhje me planin ‘FFE’.

Ju dhe FIFA duhet të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të identifikuar, gjetur dhe ruajtur të gjitha dokumentet dhe informacionin në lidhje me këtë projekt i cili është nën kujdestarinë ose kontrollin tuaj ose të FIFA-s.

Advertisement

Këto detyrime lindin pavarësisht nga çdo politikë e brendshme e ruajtjes që ju ose organizata juaj mbani dhe zëvendësojnë çdo politikë rutinë të shkatërrimit ose fshirjes së dokumenteve që do të zbatoheshin ndryshe”.

Continue Reading

Sport

SHESHI I TETOVËS ARENË SPEKTAKLI TË BOKSIT DHE KIKBOKSIT

Published

on

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat