Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.

Ajo tha në një njoftim se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

Përvetësimi i pasurisë së paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve bëhet fjalë edhe për ish-kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Advertisement

“Kallëzimi penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup… Njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, tha të hënën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për shtyp.

Grubi dhe Bajrami nuk janë gjetur në asnjërën prej shtëpive të bastisura.

Toshkovski i bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend.

“Do të doja t’i besoja kur tha se është i pastër si loti, madje i bëj thirrje të kthehet në Maqedoni (e Veriut) nëse akoma nuk është kthyer dhe të ju mundësoj institucioneve ta zhvilloj procesin hetimor dhe ta vërtetojmë drejtësinë”, tha Toshkovski.

Paraprakisht, Grubi njoftoi se nuk ka ikur, por se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”.

Advertisement

“Kam udhëtuar me dokumentet e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sapo t’i kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi, pranë familjes. Ju lutem mos shpifni dhe spekuloni”, shkroi Grubi në një postim në Facebook.

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, tha të hënën se Grubi në TV21, se ish-zëvendëskryeministri Grubi së bashku me një biznesmen janë larguar nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës, me një veturë me targa diplomatike, gjatë ditës së diel.

Grubi, më herët, pas futjes në listën e zezë amerikane, njoftoi tërheqjen e tij nga jeta politike dhe publike.

Më 11 dhjetor, Prokuroria e Shkupit gjithashtu njoftoi se ka nisur hetim kundër Grubit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, me qëllim që, siç tha, të vërtetojë nëse kanë përgjegjësi penale, pasi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion./REL

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat