Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: SHKËNDIJA E UNIVERSITETI I TETOVËS SIGURUAN PLAY OFF-IN

Published

on

Skuadra e Strumicës  shpallet  kampion vjeshtor, ndërsa  dy ekipet tetovare  Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës  siguruan  kualifikim në plaz off. Liria e Zherovjani do të garon në play out.

 Me ndeshjet e xhiros së 13  që u zhvilluan  gjatë fundjavës  ka  përfunduar  pjesa  vjeshtore e kampionatit në Ligën e parë volejbollit në kategorinë e meshkujve. Ekipi  Strumicës pa asnjë humbje kryeson  tabelën e klasifikimit.

Universiteti i Tetovës me fitoren maksimale  3-0 në sete mundi ekipin e Vardarit  dhe  ka  siguruar  pozitën e pestë në renditje. Shkëndija e Tetovës në cilësinë e vendasit  ka  pësuar  disfatë  nda  UGD Shtipi  0-3 në sete  megjithatë  tetovarët kanë të  siguruar  pozitën e katërt  në renditje  dhe  s ë bashku me ekipin e Universitetit  të Tetovës kanë  siguruar   pjesëmarrje në fazën e paly off-it

Liria e Zherovjanit në  ndeshjen e  fundit  të pjesës  vjeshtore të kampionatit ka regjistruar  fitore  3-0 kundër Janta Volej  dhe  me  5  fitore e  shtatë humbje pozicionohet e  shtat në tabelë  që i jep komoditet  që edhe në  kampionatin e ardhshëm 2025/2026 të garon në ligën e parë.

Gjashtë  ekipet e para në tabelë në sezon pranverorë që fillon nga mesi i shkurtit do  garojnë në fazën e paly off-it  ku edhe do të mësohet kampioni i ri për sezonin 2024/2025.

Advertisement

Rezulatet e  javës së 13-të: 

Maqedonia Xhio – Boreci  1-3

Susheva – Vesna Probishtipi 3-1

Shkëndija – UGD Shtipi 0-3

Universiteti I Tetovës – Vardari  3-0

Advertisement

Liria – Janta Volej   3-0

Rabotniçki – Strumica  1-3

 Shaban Sinani / TV Koha

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat