Sport
Milwaukee fiton trofeun e NBA Cup
Basketbollistet e Milluoki Baks fituan Kupën e NBA-së duke mundur në finale Oklahoma Sitin me rezultat 97:81. Milluoki e kishte më të lehtë të merrte fitore pas një paraqitje të jashtëzakonshme nga Xhianis Anteto-Kounmpos, i cili shënoi 26 pikë, 19 kërcime dhe 10 asiste, derisa Damian Lillard shtoi 23 pikë të tjera.
Nga ana tjetër, Shai Gilgeous-Aleksander shënoi 21 pikë për Oklahomën, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore. Në këtë mënyrë, Miluoki pasoi Los Anxheles Lejkersin, si fitues të Kupës NBA, ndërsa çdo basketbollist mori gjysmë milioni dollarë si çmim.
Për disa basketbollist kjo shifër do të thotë vërtet shumë. Gjegjësisht, Stanli Umude, Liam Robins dhe Rajan Rollins kanë një pagë vjetore prej më pak se 600 mijë dollarë dhe në këtë mënyrë ata do të përmirësojnë ndjeshëm llogarinë e tyre bankare.
Sport
Shkëndija mëson kundërshtarin e mundshëm në Play-off të UEFA Conference League
Pas shortit të hedhur nga UEFA, kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën Play-off të UEFA Conference League. Nëse siguron kualifikimin, skuadra tetovare do të përballet me fituesin e çiftit IFK Göteborg (Suedi) ose KAA Gent (Belgjikë). Një sfidë e rëndësishme pret kuqezinjtë në rrugën drejt fazës së ligës së Conference League.
Sport
PLANI I INFANTINOS: UEFA KËRCËNON ME PADI FIFA-n!
UEFA kërcënon me padi Gianni Infantino-n dhe e fton të mos eliminojë asnjë dokument në FIFA lidhur me projektin e tij të dështuar
UEFA ka kërcënuar Gianni Infantino-n me veprime ligjore për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës dhe e ka paralajmëruar atë të mos shkatërrojë asnjë material që lidhet me të në FIFA.
“Telegraph Sport” ka mësuar se UEFA u ka dërguar gjithashtu një letër edhe Joshua Kushner, Greg Maffei, JP Morgan dhe OpenEconomics duke deklaruar se “po shqyrton në mënyrë aktive veprime ligjore” në lidhje me sipërmarrjen, e cila dështoi në zanafillë.
Në një letër dërguar Infantino-s të premten UEFA shkroi se: “UEFA me anë të kësaj letre jep njoftim zyrtar se po shqyrton në mënyrë aktive veprimet ligjore në lidhje me planin ‘FFE’.
Ju dhe FIFA duhet të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të identifikuar, gjetur dhe ruajtur të gjitha dokumentet dhe informacionin në lidhje me këtë projekt i cili është nën kujdestarinë ose kontrollin tuaj ose të FIFA-s.
Këto detyrime lindin pavarësisht nga çdo politikë e brendshme e ruajtjes që ju ose organizata juaj mbani dhe zëvendësojnë çdo politikë rutinë të shkatërrimit ose fshirjes së dokumenteve që do të zbatoheshin ndryshe”.
Sport
SHESHI I TETOVËS ARENË SPEKTAKLI TË BOKSIT DHE KIKBOKSIT
Në kuadër të manifestimit ‘Tetova n’Festë’ sheshi Lirira mbrëmë u shëndrua në arenën e sporteve luftarake ku boksier dhe kik boksier nga vendi dhe rajoni dhuruan një mbrëmje plot energji dhe garë. Boksieri tetovar Muarem Muaremi u shpall boksier i më mirë i këtij turneu ndërkombëtar
Në kuadër manifestimin ‘’Tetova n’Festë’ në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive mbrëmë në sheshin ‘’ILirija’’ në organizim të klubit të boksit Shkëndija Boks që drejtohet nga Jusuf Hashimi në bashkëpunim me Federatën Nacionale të Boksit si klubit të Kik Boksit ‘’Alfa Gim’’ u mbajt turneu ndërkombëtar i boksit dhe të kik boksit, ku morën pjesë boksierë nga Shqipëria , Kosova, Bullgaria, Mali Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe kik boksier nga Bosnja e Hercegovina. Delegat zyrtar i këtij turneu ishte Xhengis Prokaj. Në bazë të programit të paraparë nga organizatorët, u zhvilluan gjithsejt 9 lufta në boks dhe 4 lufta të kik boksit.
Boksieri më mirë i mbrëmjes në kategorinë e të rinjve unanimisht u shpall Ilir Selmani i klubit të boksit Shkëndija Boks, boksier më mirë jashtë vendit u shpall boksieri shqiptar Elton Gashi, teknik u më mirë Semi Elmazi i Shkëndija Boks , lufta më e mirë ishte ajo mes Donjet Ramanit dhe Denis Hysenlikaj, ndërsa boksieri më mirë Muharem Muharemi i klubit të boksit Shkëndija Boks.
Organizatori në shenjë respekti me mirënjohje nderoi trajneri nga Mali Zi dhe Bullgari referen bullgare Maria Georgieva Djundjurova. Një mirënjoheje e veçantë iu nda edhe për Kryetarin e Komunës së Tetovë Bilall Kasami.
Në sportin e Kik Boksit u zhvilluan katër duele ku në kategorinë e fëmijëve fitues doli Tiar Tairi, ndërsa në kategorinë e rëndë fituesi Dushko Jovçevski, në boksin ekstrem fituesi doli Toshe Cvetkov dhe në luftën kryesore të kik boksit fitues doli Stane Bojçevski.
Këtë event të boksit dhe kik boksit në sheshin ‘‘Ilirija’’ në Tetovë gjatë gjithë kohës e ndoqën një numër i konsiderueshëm i adhuruesve të boksit të cilët mbetën të kënaqur me cilësinë tyre sidomos të boksierëve të klubit Shkëndija Boks.
SHABAN SINANI – TV KOHA

