Connect with us

Lajme nga vendi

Rritje e sulmeve fishing në RMV, autoritetet: Mos ndani të dhëna personale dhe mos hapni linqe të dyshimta

Published

on

Në lidhje me rritjen e numrit të mashtrimeve që janë vërejtur këtë vit, të cilat përfshijnë sulme phishing dhe raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike, Sektori i Krimeve Kibernetike në MPB informon qytetarët se qëllimi kryesor i mashtrimeve phishing është mbledhja e të dhënave personale ose detyrimi i tyre për të vizituar një faqe interneti të rreme përmes së cilës, duke lënë të dhënat e tyre personale, mund të shkaktohet keqpërdorim i mëtejshëm i të njëjtave. MPB bën thirrje të mos ndahen të dhëna personale dhe të mos hapen linqe të dyshimta.

“Ky lloj sulmi phishing vjen në formën e mesazheve SMS që informojnë qytetarët se kanë një dërgesë të supozuar në emrin e tyre, për të cilën kërkohet të paguajnë një shumë shumë të vogël për dorëzim. Mesazhi SMS përmban gjithashtu një link URL, e cila të çon në një faqe interneti të krijuar për t’u dukur si uebsajti legjitim i Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe i institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike. Nëpërmjet një formulari për futjen e të dhënave, qytetarët fusin të dhënat e kartës së pagesës. Zakonisht, pagesa e shumës fillestare bëhet menjëherë dhe pas njëfarë kohe bëhet një transaksion më i madh. Këto emaile janë një përpjekje klasike për mashtrim për të mbledhur të dhëna personale për keqpërdorim të mëtejshëm. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, të mos i hapin këto mesazhe dhe në asnjë rast të mos kontaktojnë dërguesin përmes linkut të dhënë apo të ndajnë të dhënat personale nëse kërkohet”, thonë nga MPB.

Kohët e fundit,thonë nga MPB, ky lloj mashtrimi ka marrë një formë tjetër ku qytetarët manipulohen për të investuar në platforma të rreme të investimeve dhe tregtimit të kriptomonedhave.

“Mashtrimi zakonisht fillon me gjetjen dhe regjistrimin e viktimës në një platformë investimi dhe tregtimi të supozuar të kriptomonedhave, për t’u kontaktuar më vonë (më shpesh me telefon) nga numrat e telefonit të huaj nga autorë të panjohur. Autorët paraqiten si këshilltarë investimi dhe financiarë dhe do të nisin një komunikim intensiv dhe të gjatë me viktimat, duke i shtyrë ata të investojnë gjithnjë e më shumë burime financiare. Gjatë komunikimit, autorët e panjohur përmendin vazhdimisht se viktima mund të tërheqë në çdo moment fondet e depozituara, si dhe fitimet e realizuara. Por kur vjen koha që ajo të realizohet, autorët shpikin pengesa të ndryshme dhe pagesa shtesë për realizimin e të njëjtës”, shtojnë nga MPB.

Për të mbrojtur qytetarët nga ky lloj mashtrimi, Sektori i Krimeve Kibernetike rekomandon të mos hapen linqe të dyshimta dhe skedarë të bashkangjitur në mesazhet e-mail nga dërgues të panjohur, të mos iu përgjigjen numrave të panjohur të telefonit dhe të mos lihen të dhëna personale, të dhëna nga kartelat pagesore në faqet e internetit dhe platformat e panjohura. Gjithashtu, nëse qytetarët gjejnë platforma të caktuara apo shërbime investimi të çfarëdo lloji, atyre u kërkohet të kontrollojnë online për legjitimitetin dhe origjinalitetin e tyre, pra nëse plotësojnë disa kritere për rregullimin ndërkombëtar për brokerët.

Advertisement

 

Lajme nga vendi

Polici nga Shkupi kapet duke vjedhur kabllo bakri, pezullohet nga puna

Published

on

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka dorëzuar Prokurorisë Publike të Shkupit një kallëzim penal ndaj N.A., i punësuar në Stacionin Policor të juridiksionit të përgjithshëm Aerodrom pranë SPB Shkup, për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 236, pika 4 në lidhje me pikën 1 dhe nenit 22 “bashkëpunim” nga KZ.

I akuzuari, në disa raste gjatë periudhës nga 05.01.2025 deri më 07.05.2025, në një marrëveshje të mëparshme dhe me veprim të përbashkët me tre persona nga Shkupi, ka marrë në mënyrë të paligjshme sende të huaja lëvizëse, kabllo bakri – instalime publike që përmbajnë bakër nga objekte të një shoqërie aksionere nga Shkupi, të vendosura brenda rrethit të një fabrike të mëparshme nga Shkupi.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale do të dorëzojë një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj N.A. dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës – pezullim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fatmir Dehari i lëshon postin e kryetarit të Kërçovës Aleksandër Jovanovskit , Alili: Fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim

Published

on

Kandidati për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili, duke thënë që mërgata luajti rol vendimtar në zgjedhje në këtë komunë, sqaroi se përse nuk bëri thirrje për votimin e kandidatit shqiptar.

“Menjëherë pas raundit të parë, unë kërkova një zgjidhje të ndershme: Të bashkoheshin votat shqiptare, të fitohej komuna, dhe kandidati të jepte dorëheqje pas zgjedhjeve. Për dy javë nuk pati asnjë përgjigje. As edhe një tentativë për bashkim”, shkruan Alili. Ai thotë se nuk mund të mbështeste një kandidat të përfshirë në skandale morale dhe mungesë transparence. Ai theksoi se qytetarët që votuan ndryshe nuk janë tradhtarë, por njerëz të lënduar nga mungesa e përgjegjësisë. Sipas tij, fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim.

Pas 12 vitesh Fatmir Dehari lëshon postin e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe ia lë Aleksandër Jovanovskit. Komisioni Komunal Zgjedhor ua dorëzoi çertifikatat këshilltarëve komunal dhe kryetarit të ri të Komunës.

Pas marrjes së mandatit kryetari aktual i Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se do të përkushtohet për të realizuar punë të mira për qytetin dhe qytetaret pa dallim përkatësie etnike.

“Nga kjo foltore ju premtoj punë të sinqertë, te vlefshme dhe me përkushtim për të realizuar të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar. Dua tua bëjë të qartë të gjithëve se nuk do te kemi asnjë problem nga ana ime, unë do të mundohem të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë të punësuarit dhe t’i përmbushim pritshmëritë e qytetarëve tanë, si higjienën, projektet që i premtuam”, tha Aleksandër Jovanovski – Kryetar i komunës së Kërçovës.

Advertisement

Pas eventit solemn kryetari i ri u prit në zyrë nga kryetari në ikje Fatmir Dehari i cili e njoftoi Jovanovskin me projektet e nisura dhe të nënshkruara, të cilat sipas Deharit kapin vlerën e 7 milionë eurove investime kapitale. Dehari pasi përshëndeti të punësuarit me të cilët ka punuar 12 vite, falënderoi mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e vendit. Jam njeri, mund edhe të kem gabuar dhe për çdo gabim timin ju kërkoj ndjesë, falje, çdo qytetari që mund eventualisht të jetë i prekur”, pohoi Fatmir Dehari, ish- kryetari s Komunës së Kërçovës.

Përbërja e re e Këshillit Komunal është e përbërë prej 19 këshilltarëve: 5 këshilltarë ka AKI, 3 këshilltarë janë nga Koalicioni VLEN, 2 këshilltarë nga kandidati pavarur, 8 këshilltarë VMRO-DPMNE-ja dhe 1 LSDM-ja.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qyra u ulë në karrigen e kryetarit të Strugës, nënshkroi vendimin për shitjen e veturës luksoze “Audi”

Published

on

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot u ul në karrigen e kryetarit të komunës, duke zëvendësuar Ramiz Merkon, mandate I të cilit u shoqërua me skandale të shumta dhe kallëzime penale. Kreu I ri I Komunës së Strugës Mendi Qyra punën e nisi me nënshkrimin e dy vendimeve: shitjen e veturës luksoze Audi për të cilën Merko shpenzoi 67 mijë euro si dhe shkarkimin e të gjithë atyre që nuk kishin punuar për vite me radhë dhe ishin paguar nga Komuna. Ai njoftoi një kontroll urgjent të punëve të komunës dhe të gjitha ndërmarrjeve publike, dhe përcaktimin e situatës faktike, si dhe masat për të kapërcyer problemin e deponisë së egër të qytetit dhe furnizimit me ujë.

Continue Reading

Më të lexuarat