Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: Ne propozuam ligjin që të ketë kufizime ndaj politikanëve në “listën e zezë”, por u bllokua nga VMRO dhe VLEN

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, gjithmonë kanë qenë të angazhuar për llogaridhënie dhe transparencë dhe për këtë arsye, thonë se kanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion, përcjell TV21. BDI tha se, ligji u bllokua në Kuvend nga VMRO dhe VLEN dhe shtoi se, po përpiqen ta shfrytëzojnë situatën e fundit për përfitime personale

BDI-ja ka qenë gjithmonë e angazhuar për llogaridhënie dhe transparencë në të gjitha nivelet e jetës publike.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë udhëheqjes sonë në qeveri deri në maj të këtij viti, ministrat tanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion.

Ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik – një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe besimit publik.

Megjithatë, ngjarjet e fundit kanë sjellë një valë sulmesh politike ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku disa aktorë politikë po përpiqen të shfrytëzojnë situatën për përfitime të tyre.

Advertisement

Është e rëndësishme të qartësojmë të vërtetën me transparencë dhe vendosmëri.

Pavarësisht këtij angazhimi të qartë për llogaridhënie, propozimi i ligjit u bllokua në Kuvend nga VMRO-DPMNE dhe VLEN.

Pikërisht këta aktorë janë sot në krye të sulmeve ndaj BDI-së, duke na akuzuar për mangësi në fushat ku ne kemi qenë të parët që kemi propozuar reforma konkrete.

Kjo hipokrizi është e dukshme: ata që penguan miratimin e masave më të rrepta janë të njëjtët që sot pretendojnë të kenë epërsi morale.

Veprimet e tyre në Kuvend kundërshtojnë retorikën e tyre, duke ngritur pyetje serioze për besueshmërinë dhe motivet e tyre.

Advertisement

BDI-ja nuk është e përsosur dhe as nuk pretendon të jetë. Ne nxjerrim mësime nga sfidat me të cilat përballemi dhe përpiqemi të përmirësohemi në shërbim të qytetarëve. Megjithatë, ne refuzojmë fushatat politike të motivuara nga standarde të dyfishta. E kaluara jonë flet vetë: ndërsa të tjerët kanë zgjedhur të pengojnë reformat, ne kemi qenë iniciatorë dhe mbrojtës të tyre.

BDI-ja mbetet e përkushtuar për avancimin e reformave, forcimin e llogaridhënies dhe vazhdimin e përpjekjes për një shoqëri të begatë, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat